Dy avokatët e Berishës braktisën seancën, gjykata bën lëvizjen e papritur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca në Gjykatën e Posaçme për ish-kryeministrin Sali Berisha ka marrë një tjetër rrjedhë. Pasi dy përfaqësuesit ligjor kanë braktisur seancë, gjykata ka vendosur të caktojë një avokat kryesisht për të vijuar procedurën.

Gazetarja Klodiana Lala tha se kjo është hera e parë që ndodh me një zyrtar apo ish-zyrtar të lartë shtetëror.

“Ka një pikë kthesë sa i përket seancës për marrjen në pyetje të ish-kryeministrit Sali Berisha. Avokatët kërkuan që ta dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe në momentin që gjykata ka rrëzuar, avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë vendosur të braktisin seancës. News 24 ka mësuar përmes burimeve të besuara, seanca po vijon edhe Gjykata ka caktuar një avokat kryesisht për të përfaqësuar interesat e ish-kryeministrit i vënë nën akuzë për korrupsion. Po presim nëse avokati do t’i pranojë tagrat nga Gjykata dhe nëse do të përfaqësojë ose jo interesat e ish-kryeministrit Berisha.

Edhe kjo mënyrë e gjykatës është e para herë që ndodh për një zyrtar apo ish-zyrtar i nivelit të lartë siç është ish-kryeministri Berisha të përfaqësohet para drejtësisë me avokat të paguar nga shtetit. Berisha refuzon që të mbrohet nga avokat të caktuar nga shteti, por gjykata duke qenë se ka afate të prera dhe duke qenë se mbrojtësit ligjor të zt.Berisha po shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat ligjor për ta penguar komunikimin dhe seancën e marrjes në pyetje, gjykata është e detyruar të përdorë të gjitha mekanizmat ligjor. Emra të botës së krimit janë përfaqësuar me avokat të shtetit dhe me sa duket kjo po ndodh edhe me zt.Berisha”, sqaroi Lala./e.t

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV