Vittorio Rizzi pritet nga Rrumbullaku, në fokus të takimit lufta kundër krimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prefekti Vittorio Rizzi dhe delegacioni që e shoqëronte u pritën në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues, Muhamet Rrumbullkau dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Takimi u fokusua në rezultatet e bashkëpunimit të deritanishëm, në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimeve të tjera, në goditjen e grupeve kriminale që operojnë në të dyja vendet dhe në kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Në veçanti u vlerësua megaoperacioni antidrogë i koduar “Flakë në det”, që u zhvillua në Shqipëri, me mbështetje nga Guardia di Finanza dhe Interforca italiane.

Rizzi: “Ju falënderoj për mikpritjen dhe për mirësjelljen që tregoni sa herë që ne takohemi. Modeli i bashkëpunimit dypalësh që ekziston aktualisht mes Shqipërisë dhe Italisë mund të konsiderohet një ndër shembujt më të mirë të bashkëpunimit dypalësh, që nuk e kemi me asnjë vend tjetër. Numrat që mund të përmendim në kuadër të bashkëpunimit me Shqipërinë, mund të them që janë të shkëlqyera. Vlen të përmendim vetëm që janë 14 skuadra hetimore të përbashkëta, ashtu siç janë 40 persona të kërkuar ndërkombëtarisht, të cilët janë arrestuar, numra të cilët ne nuk i arrijmë me asnjë vend tjetër në kuadër të bashkëpunimit.

Kujtoj pak vite më parë polemikat që vinin nga fakti që kishte shumë kanabis që prodhohej në Shqipëri dhe transportohej në Europën Perëndimore. Falë bashkëpunimit që ne kemi patur vitet e fundit, mund të themi që kjo problematikë eshte reduktuar ndjeshem.

Departamenti i Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme të Italisë ka shërbyer si një kabinë regjie për gjithë koordinimin e punës, sidomos përmes zyrës së ekspertit për sigurinë pranë ambasadës së Republikës së Italisë, e cila është zyra më e madhe që ne kemi. As në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kemi një zyrë kaq të madhe sa në Shqipëri. Edhe vetë misioni i Guardia di Finanza-s financohet nga Departamenti i Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme.

Lexo edhe :  Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Sot jemi këtu për të përmendur bashkëpunimin që ka filluar më Akademinë e Sigurisë në Shqipëri, përmes kushteve të ndryshme të formimit, për të vazhduar dhe për ta çuar më tej derisa të arrijmë në rezultatin që të kemi një kurs formimi të përbashkët mes Italisë dhe Shqipërisë, që do të jetë një arritje që ne nuk e kemi patur më asnjë vend tjetër”.

Rrumbullaku: “Bashkëpunimi mes Policisë shqiptare dhe Policisë italiane është një bashkëpunim mbi baza besueshmërie, që është fituar me punë konkrete në drejtim të hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta për goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme. Midis dy policive nuk ka barriera, as filtra, bashkëpunohet në nivel drejtues dhe në nivel operacional. Rol të veçantë në këtë bashkëpunim ka zyra e Interforcës italiane në Shqipëri.”

Drejtori i Përgjithshëm e ka siguruar z. Rizzi se Policia e Shtetit është e vendosur maksimalisht për të bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese, me partnerët dhe në veçanti me partnerët strategjikë.

Gjithashtu, gjatë takimit u dakordësua për të forcuar bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për të cilat një rol të veçantë ka luajtuar EU4LEA, si dhe për binjakëzimin e progameve arsimore të akademive policore të dy vendeve./I.S

Të fundit

Krybashkiaku i Hasit nuk i bindet Ramës: Nuk kam në plan të shkarkoj asnjë punonjës

Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh në reagim për TCH se nuk e ka në plan të...

Plumbat e luftës, brenda muzeve fantazmë të Ukrainës

Ekspozitat zëvendësohen nga fragmentet e luftës dhe pushtimit nga Charlotte Higgins Një statujë gjigante e stilit kubist nga epoka sovjetike, që përfaqëson një ushtar prej betoni...

Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional/ Ja ku mund të aplikoni

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku njofton se janë hapur regjistrimet për Arsim Profesional. Rama bën me...

Qumështi dhe bulmeti vetëm me faturë, nisin inspektimet në terren

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka publikuar foto nga nisja e inskpektimeve në biznese të të gjitha niveleve për të siguruar faturimin e detyrueshëm...

Grabitje në Dibër, hajdutët nuk kursejnë as frigoriferin, para, bizhuteri e ushqime

Një banesë është grabitur mbrëmjen e së shtunës në fshatyin Kastriot të Dibrës. Mësohet se persona ende të paidentifikuar nga policia kanë hyrë në...

Lajme të tjera

Web TV