Kjo është e vetmja gjë që i pengon njerëzit të kenë sukses

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ankthi, shqetësimi dhe ndryshimet janë të gjitha etapa të jetës, por jo armiqtë tanë! “Vrasësi” i heshtur i suksesit është mënyra sesi ne reagojmë ndaj tyre, thotë Luana Marques, një psikologe e Harvardit.

Ajo e ka vëzhguar këtë luftë që nga fillimi dhe bazuar në 20 vite punë kërkimore dhe klinike, Marques thotë se shpëtimi vjen nga ky koncept: “shmangia psikologjike”.

Kjo e fundit është përgjigje ndaj çdo kërcënimi dhe ju do të ndjeni menjëherë lehtësim emocional pa pasoja afatgjata nëse e praktikoni.

Për të jetuar jetën në të gjitha dimensionet e saj, ju duhet të mësoni sesi të përballoni frikërat dhe sfidat ballë për ballë.

Ja tre shenjat e zakonshme të shmangies psikologjike dhe si t’i trajtoni ato:

Tërheqja

Nëse jeni ballë për ballë me një luan, instinkti i parë është ikja nga ai. Por, në jetën e përditshme, tërheqja është më delikate.

Ju mund t’i shpëtoni ankthit duke pirë një gotë verë ose të refuzoni një mundësi pune që përfshin të folurit publik sepse mendoni se nuk jeni për këtë punë, por jo gjithçka është kaq e lehtë. Ju duhet të racionalizoni sjelljet duke ndryshuar mendimet.

Reagimi

Mënyra si ju reagoni, një mori mesazhesh me tekst për të marrë konfirmimin e miqve ose fjalën e fundit që përputhet me këndvështrimin tuaj. Reagimet mund të jenë nga më të ndryshmet, por çfarë të bëni për të pasur sukses? Hapi i parë është të ndaloni, më pas t’i qaseni shqetësimeve në vend që t’i eliminoni ato.

Situatat pezull

Prirja për të qëndruar në situata të pakëndshme, si një marrëdhënie e pashëndetshme ose një punë e lodhshme është të qëndruarit pezull në të njëjtën situatë. Shmangni pasiguritë e ndryshimit, besoni se gjithçka do të funksionojë dhe ju do t’ia dilni./   S.M

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV