“Në Gaza po derdhet gjak mysliman”/ Erdogan: Ne nuk do heshtim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Askush nuk duhet të presë që ne të heshtim ndërsa mizoritë po ndodhin para syve tanë”, tha të enjten presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan për sulmet izraelite në Gaza.

Ai tha gjithashtu se “vendet perëndimore po ofrojnë mbështetje të pakushtëzuar për sulmet izraelite në vend që të bëjnë thirrje për përmbajtje”.

“Sulmi izraelit në Gaza shkoi përtej vetëmbrojtjes. “Vendet perëndimore po respektojnë ligjin ndërkombëtar në Gaza,  sepse gjaku që po derdhet është gjaku i myslimanëve,” argumentoi ai.

“Sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin që Komisioni Europian të bëjë thirrje për armëpushim?  Sa bomba të tjera duhet të bien në Gaza që Këshilli i Sigurimit të marrë masa?’ theksoi presidenti turk.

“Në sytë e Turqisë, nuk ka asnjë ndryshim midis fëmijëve nga Gaza, Palestina, Izraeli, Siria”, tha ai, duke shtuar se Turqia do të shtojë përpjekjet e saj me Egjiptin për të dërguar ndihma humanitare në Rripin e Gazës./   S.M

Të fundit

Katër të arrestuar për flakët në Berat, kamerat filmojnë një prej zjarrvënësve

Katër persona janë arrestuar për zjarret në qarkun Berat. Policia ka njoftuar këtë të mërkurë se ka vënë në...

Pyjet po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

Pyjet e Shqipërisë po tkurren çdo vit, për shkak të zjarreve, prerjeve të paligjshme dhe mos-mbjelljes së drurëve të rinj. Nga mbi 1.1 milionë...

“Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës?”, përgjigjet Rama: Duhen bërë ca llogari…

Përse Shqipëria nuk disponon avionë zjarrfikës? Kësaj pyetje të bërë së fundmi nga shumë persona nisur edhe nga zjarret që po përvëlojnë Shqipërinë ditët...

Arsyet pse izraelitët kanë mbyllur sytë ndaj Gazës

Nga Shira Efron* Një lumë imazhesh të fëmijëve të uritur në Rripin e Gazës ka tërhequr vëmendjen e botës, duke thelluar zemërimin ndaj veprimeve të...

“Nuk iki dot”/ Banorja refuzon të lërë banesën në Delvinë: Më dhimbset

Një banore e quajtur Miranda, ka refuzuar të lërë banesën e saj në Delvinë. Gazetarja Kristi Gongo ka bashkëbiseduar me zonjën, e cila refuzon...

Lajme të tjera

Web TV