“SPAK bëri një autogol me Berishën”/ Duka zbulon nëse do të vijojë takimet me deputetët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se mbështet punën e organeve të reja të drejtësisë, por në rastin e Sali Berishës bëri një autogol pasi shmangu procedurat parlamentare.

I ftuar në studion e News 24, deputeti Duka theksoi se SPAK ka ngritur stekën larg duke goditur edhe ish-ministra.

“Berisha dhe njerëzit pranë tij kanë të drejtë ta paragjykojnë këtë lloj procesi në mënyrën se si është vepruar. Opinioni im nuk është i njëjtë me Berishën. Ka ndryshim pozitiv. Kjo drejtësi ka penalizuar ministra dhe deputetë. Edhe ky rast e tregon. Është ngritur steka lart. Duket se nuk trembet përpara shantazheve që i bëhet politika. Pse e përzien Berisha me politikë? Natyrisht. Është politikani më i rëndësishëm i opozitës dhe akuzat lidhet me atë kur ai ka qenë kryeministër. Nëse ka ndërmarrë ndryshime ligjore nuk e ka bërë për dhëndrin e tij. Kështu janë edhe majtas. Është thënë se kanë ngrënë dardha dhe kumbulla prapa kurrizit siç ka thënë Rama, ndërkohë që procedurat i ka bërë ai. Berisha nuk e sheh veten jashtë politikës dhe sulmet i konsideron politike. Personalisht, jam gjithmonë me idenë që drejtësinë të mos e shantazhojmë por këtë radhë ka bërë një autogol. Të shkonte në Parlament dhe të merrte autorizim. Kjo drejtësi që është miratuar nga Parlamenti dhe unë kam pasur fatin ta votojë reformën në drejtësi dhe vjen e thotë nuk të pyes. Ne jemi republikë Parlamentare”, theksoi ai.

Duka shprehet kundër procese gjyqësore për vendime kolegjiale. “Unë kam thënë se nuk mund të kenë dënime të qeverive për procedurat. Nëse merret një vendim që mendohet se i bën mirë vendit është vendim kolegjial. Ama kur futën duart te buxheti i shtetit është tjetër gjë. Nuk mund të dënohesh për procedura”, tha ai.

Lexo edhe :  Talent lind, nuk të bën partia!

Ndryshe nga rasti i Berishës, Agron Duka thotë se Rama është më i frikësuar për të vetët. “Më shumë e kanë frikë këtë që e kanë në dorë. Qëndrimi kaq kohë të gjatë në pushtet, është e natyrshme që të krijojnë kaq raste korruptive. Njerëz të rëndësishëm të mazhorancës janë kapur me afera të rëndësishme dhe kjo e tremb më shumë Ramën se sa frika ndaj opozitës”, tha më tej.

Sa i përket takimeve me grupin e deputetëve të opozitës, Agron Duka thotë se takimet janë thirrur nga Gazment Bardhi. “Ne ftesat i kemi marrë gjithmonë nga Gaz Bardhi. Ne nuk shkojmë për të mbrojtur Berishën. Berisha nuk ka nevojë për mua. Berisha e ka thënë që kur u shpall non grata, ai ka thënë qoftë se del një provë që unë kam përfituar nga qenia kryeministër dhe të afërmit për të marrë diçka në mënyrë abuzive, unë e përballoj vet. Këta i dhanë vetë një armë në dorë Berishës. Ky ka qenë një ngërç i krijuar nga këta të SPAK-ut”, nënvizoi./e.t

Të fundit

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në...

Vëzhgim: Autostradat pa destinacione të shqiptarëve

Nga Leonard Veizi Në fundjavë, njeriu kërkon të gjejë ca orë prehje. Ndaj niset për të kapur, o ndonjë majë mali, ose ndonjë buzë përroi....

Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

Një nga frutat më të shijshme të verës, qershitë  kanë veti që i bëjnë ato thelbësore në dietën tonë. Ato zvogëlojnë inflamacionin, përmirësojnë gjumin, rrisin...

Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej?

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që shkaktoi një revoltë midis gazetarëve....

Paradoksi i reagimit opozitar kundër projekt Kodit të ri Penal

Nga Mero Baze Vitin e kaluar, kur shumica në pushtet propozoi ngritjen e Komisionit të posaçëm “anti-korrupsion”, i njohur si “Komisioni Xhafa”, gjithë kritikat e...

Lajme të tjera

Web TV