Dorian Duçka del nga SPAK, çfarë deklaroi para gazetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Mund të pyesin departamentit e drejtësisë në Amerikë”, kështu ka deklaruar Dorian Duçka pasi doli nga SPAK, ku u mor në pyetje për disa orë.

Para gazetarëve ai nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment lidhur me marrjen në pyetje.

Duçka është  një personazh i njohur dhe shumë i lakuar vitin e fundit për shkak të dosjes “McGonigal”.

Në dosjen e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së për Nju Jorkun, Dorian Duçka ishte prezantuar si këshilltari jozyrtar i kryeministrit Edi Rama.

Në muajin shtator të këtij viti, McGonigal i pyetur nga gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly nëse kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan (Nick Muzin), që ishte regjistruar për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama (PD e drejtuar nga Lulzim Basha), McGonigal u përgjigj “Po”.

McGonigal sipas hetimeve kishte marrë informacion për këtë lobist nga Duçka, pra këshilltari jo zyrtar i Edi Ramës. Gjithashtu McGonigal pranoi që ishte takuar disa herë me Kryeministrin Edi Rama duke filluar nga shtatori 2017, duke filluar nga takimi i parë më 9 shtator në prani të Duçkës.

Drejtësia amerikane e hetoi dosjen McGonigal, në Shqipëri opozita kishte akuza të shumta kundër Edi Ramës, dorëzoi edhe padi, por a kanë nisur hetimet? Përse u thirr Duçka? Zyrtarisht nuk dihet nëse Dorian Duçka është thirrur për këtë dosje./E.T

Të fundit

Tottenham ofron 50 mln euro për yllin Serie A, por… duhen 70 mln euro

Tottenham e ka nisur shumë mirë sezonin e ri në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Thomas Frank ka...

Shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë në Himarë

Pasditen e së dielës pranë shkëmbinjve të Gjipesë është shpëtuar një turist francez që rrezikonte të mbytej. Kanë qenë pushuesit që kanë lajmëruar policinë kufitare...

Kryeministri kanadez: Nuk përjashtojmë dërgimin e trupave në Ukrainë

Kryeministri kanadez Mark Carney i tha Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy të dielën se ai mbështet thirrjet e Ukrainës për garanci të forta sigurie si...

Avokati: “Meta ka pasur vrasës me pagesë për të kryer ekzekutime”

Ilir Meta kritikoi vendimin e Gjykatës për mbajtjen e tij në qeli me argumentimin se rrezikon intimidimin e dëshmitarëve. Meta e quajti, absurde duke...

Cilat janë 5 vendet me të sigurta në botë

Në një kohë kur konfliktet dhe tensionet ndërkombëtare po përshkallëzohen, disa vende mbeten modele të qëndrueshmërisë dhe paqes. Sipas Indeksit Global të Paqes 2025...

Lajme të tjera

Web TV