Pas 13 orësh ‘luftë’/Infermierja rrëfen mes lotësh tmerrin nga koronavirusi-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një infermiere ka rrëfyer mes lotësh se si është të përballesh me koronavirusin. Sipas saj, gjithçka i ngjan një zone lufte.

E traumatizuar infermierja amerikane tregon se si ka punuar për gati 13 orë nën ankth dhe situatës së rëndë që përkeqësohej pa ndalim nga koronavirusi, ndërsa spitalet ishin stërmbushur me pacientë të infektuar dhe të vdekur.

Përmes një videoje ajo ka rrëfyer tmerrin e koronavirusit ndërsa ka paralajmëruar njerëzit që ta marrin seriozisht situatën.

Unë nuk e di se çfarë ndodhi për 13 orët e fundit. Sinqerisht njerëz, ishte sikur të punoje në një zonë lufte”, ka thënë në video infermierja, e identifikuar si Melissa Steiner.

“Unë u izolova plotësisht nga anëtarët e ekipit tim, burime të kufizuara, furnizime të kufizuara, përgjigje të kufizuara nga mjekët sepse ata janë po aq të mbingarkuar. Pra, në thelb unë kalova 13 orët e fundit në trajtimin e dy pacientëve me sëmundje kritike Covid-19 në ventilator”.

Michigani është shteti me numrin e pestë të rasteve në vend me më shumë se 2,200 të infektuar dhe të paktën 43 vdekje.

Në Shtetet e Bashkuara rastet me koronavirus kanë mbi 68 mijë ndërsa numri i vdekjeve e ka tejkaluar shifrën e 1 mijë personave.

Të fundit

Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit!

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar sa i përket ndërhyrjes së policisë së shtetit në ambientet e...

Ukrainën lindore në këmbim të paqes, ja çfarë kërkon Putini nga Trump

Vendet europiane dhe Ukraina u janë përgjigjur planit të Valdimir Putin për armëpushimin me një kundërpropozim që sipas tyre duhet të jete kornizë referimi. Lajmin...

Karteli famëkeq shqiptar/ Pse e lanë Londrën dhe shkuan në Dubai?

Prestigjozja britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull bandës shqiptare “Hellbanianz”, e cila dikur e vendosur me bazë në Londër u bë e...

Fadil Hasa, aktori i njohur i humorit që po i mungon skenës shqiptare

Fadil Hasa lindi në Krujë, me 8 prill 1940 dhe kreu gjimnazin “29 Nëntori” në Shkodër, ku u aktivizua në aktrim e për t’u...

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine!

Një 23-vjeçar shqiptar kishte shkuar si turist në Zvicër, por është kapur në trafik të kokainës. I riu ishte bërë pjesë e një rrjeti shpërndarësish...

Lajme të tjera

Web TV