Onana del në mbrojtje të talentit Garnacho: “Nuk e vendosni ju se çfarë më ofendon mua”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Andre Onana dha një kontribut të jashtëzakonshëm në fitoren 1-0 të Manchester United kundër danezëve të Copenhagenit, e para për “Djajtë e Kuq” në grupet e Champions League.

Portieri kamerunas priti një penallti në minutën e shtatë shtesë, me skuadrën e Erik ten Hag që siguroi tri pikë të arta falë golit të Harry Maguire. Dhe pritjes fantastike të Onanas.

Alejandro Garnacho donte të nderonte shokun e tij për pritjen e penalltisë, por e dreqosi me postimin në rrjetet sociale. Aty ku foton e Onanas duke u përqafuar nga shokët e skuadrës, e shoqëroi me emojin e dy gorillave!

19-vjeçari fshiu shpejt postimin pas reagimit të ashpër të tifozëve, të cilët i vunë në dukje konotacionin racor të veprimit të tij.

Shtypi britanik shkruan se FA është gati të hapë një hetim dhe pritet të marrë masa disiplinore për Garnachon, i cili rrezikon një pezullim për “autogolin” e tij.

Ndërkohë, në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Onana, i cili ka marrë në mbrojtje shokun e tij të skuadrës.

Nuk mund të zgjedhin njerëzit atë që më ofendon mua. Unë e di saktësisht se çfarë donte të shprehte Garnacho: fuqi dhe forcë. Boll me këtë çështje”, shkruan ish-portieri i Interit.

 

Të fundit

Sot mbyllet raundi i parë i aplikimeve në universitete

Sot është dita e fundit për maturantët që duan të vijojnë studimet e larta, për të përzgjedhur deri në...

E konfirmon trajneri Le Bris, Granit Xhaka do të jetë kapiteni i Sunderland

Granit Xhaka zhvilloi të shtunën ndeshjen e tij të parë me fanellën e Sunderlandit, në miqësoren kundër Real Betisit. Mesfushori shqiptar filloi nga minuta e...

Transferim i befasishëm, Jasir Asani prezantohet tek klubi iranian

Jasir Asani është zyrtarizuar në Iran. Klubi i Esteglal ka  gjetur marrëveshjen me Guangju për afrimin e sulmuesit shqiptar. Asani ka firmosur një kontratë, e...

Zjarr në vendgrumbullim mbetjesh në Fier-Patos, tymi i dendur mbulon zonën

Një vendgrumbullim mbetjesh urbane në zonën e Portëzit, përgjatë aksit Fier–Patos, u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të diele (3 gusht). Ngjarja ka...

Përdorimi i bombolave të gazit! Këshilla se si duhet të ruhen dhe të bëhet kujdes

Përdorimi i bombolave të gazit në ambiente familjare vijon të mbetet një burim potencial rreziku nëse nuk respektohen masat bazë të sigurisë. Drejtori i...

Lajme të tjera

Web TV