Prej pak kohësh është bërë baba, Klajdi Haruni zbulon domethënien e emrit të vogëlushes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari i njohur Klajdi Haruni prej pak kohësh po shijon statusin e babait. Në një intervistë televizive ai ka treguar më shumë rreth kësaj ndjesie të bukur dhe të panjohur për të.

Ai ka zbuluar se sapo ishte kthyer nga Franca dhe ndodhej me vajzën e tij në krahë gjatë momenteve që po fliste me moderatoret, Jonidën dhe Elonën.

Si ka qenë ky udhëtim i parë për Klajdin kur e dinte se në kthim do ta priste vogëlushja e tij?

Këtë radhë ka qenë dhe udhëtimi im i parë jashtë, pas lindjes së vajzës, dhe kam qenë gjithë emocione dhe gjithë merak. Me gjithë dëshirën për t’u kthyer në shtëpi. Edhe i kam shkruar partneres, edhe më ka shkruar. Emocione të bukura.

Pse kanë zgjedhur Klajdi dhe Orgesa emrin Hea? Cili është kuptimi i këtij emri të veçantë?

Për mua dhe për nusen ka qenë shumë e veçantë si histori. Kemi parë një listë me 10 emra dhe ndaluam të dy tek emri Hea.

U munduam që të gjenim ndonjë më të bukur, por ky ishte dashuri me vendim dhe shikim të parë, si thuhet. Hea do të thotë mirësi, hijeshi pra të mirë si mami dhe babi. Emër korean.

Si po shkon jeta familjare, a janë mësuar me ndryshimin e rutinës dhe gjithçka tjetër tani që çifti janë bekuar me një fëmijë?

Po e shijojmë, normalisht me ato vështirësitë e veta të fillimit. Unë po e shijoj shumë, është edhe shumë herët për të folur, por akoma nuk e kam marrë veten tamam. Më duket vetja si në një ëndërr shumë të bukur që na ka bekuar Zoti. Po e përjetojmë dhe po e përballojmë shumë mirë për momentin. Po ia dalim, mendoj që jam një baba që ndihmoj, por varet edhe si mendon mamaja.

Lexo edhe :  Egli pyet Gjestin: Çfarë ndjen kur më puth mua?

Kujt i ngjan më shumë?

Mendoj që është një miks midis të dyve. Njerëzit e Orgesës thonë që i ngjan asaj, ndërsa njerëzit e mi thonë: “Ua, kopje si ti”./   S.M

Të fundit

Europol vlerëson Policinë Shqiptare: Progres në luftën kundër krimit të organizuar

Luftën kundër krimit të organizuar nëpërmjet hetimeve financiare dhe rikuperimit të aseteve. Platforma EMPACT kundër kërcënimeve kriminale. Lufta kundër...

‘Komisar Dritan Lame më ka dhunuar’, rrëfehet Nuredin Dumani

Nuredin Dumani, i cili mban edhe statusin e të penduarit të drejtësisë ka folur në seancën e kësaj të martë në GJKKO, ku i...

Kush është miliarderi, nga 500 më të pasurit e botës që i shpëtoi tarifave të Trump?

Warren Buffett është i vetmi nga 500 miliarderët më të pasur në botë që ka përfituar financiarisht nga tarifat e Presidentit Donald Trump, të...

Piramida 25 metra nën ujë mund të rishkruajë historinë e botës

Një strukturë misterioze nënujore pranë ishujve Ryukyu të Japonisë po sfidon njohuritë tona për historinë e qytetërimeve të lashta. E njohur si Monumenti Yonaguni,...

Rama viziton anijen ‘Amerigo Vespucci’ në shoqërinë e ministrit italian të Mbrojtjes

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri Guido Crosetto vizitoi pasditen e kësaj të marte anije historike dhe turistike “Amerigo Vespucci”, e cila rikthehet...

Lajme të tjera

Web TV