Sezoni i dytë i serialit hit Yellowjackets në SkyShowtime nga 28 tetori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sezoni i dytë i serialit SHOWTIME® të nominuar për Emmy® do të shfaqet premierë në SkyShowtime këtë të shtunë

Sezoni 1 i Yellowjackets, tashmë i disponueshëm në SkyShowtime, ka një rezultat të rrallë 100% në Rotten Tomatoes dhe ka marrë shtatë nominime Emmy®.

Prodhuar nga SHOWTIME, sezoni i dytë do të jetë gati për transmetim në SkyShowtime në Shqipëri me episode të reja që dalin çdo javë, nga 28 tetori.

Që në datën 28 tetor, fansat e këtij seriali dramatik thriller me vlerësimin më të lartë do të jenë në gjendje të ndjekin fatin e mëtejshëm të personazheve të tij në sezonin e dytë.

Yellowjackets s2 do të jetë i disponueshëm për t’u transmetuar në SkyShowtime në Shqipëri me episode të reja çdo javë.

Krijuar nga Ashli Lajëll dhe Bart Nikërson (Narcos), në Yellowjackets luan kandidatja për çmimin Emmy® dhe fituesja e çmimit të zgjedhur nga kritika, Melani Linski (Castle Rock), kandidatja e çmimit Oscar® dhe Emmy®, Xhuljet Ljuis (Camping), kandidatja e çmimit Emmy®, Kristina Riçi (Z: The Beginning of Everything) dhe Touni Sajpres (Unforgettable).

Sa epikë mbijetese, aq edhe histori psikologjike horrori dhe dramë që prek dramat e rritjes, Yellowjackets është saga e një grupi gjimnazistesh, lojtare futbolli të talentuara, që u kthyen në të mbijetuarat me (apo pa) fat nga rrëzimi i një avioni në pyjet e largëta të veriut. Seriali rrëfen për transformimin e tyre nga një grup i ndërlikuar por i suksesshëm, në një klan të egër, si dhe ndjek jetët që ato përpiqen të rindërtojnë pas afro 25 vjetësh, duke kuptuar që e shkuara nuk është asnjëherë thjesht një e shkuar dhe ajo që ndodhi në pyll nuk ishte mbyllur ende.

Lexo edhe :  SHBA do ndërtojë “mburojën e artë”/ Trump: Do të mbrojmë amerikanët nga çdo kërcënim

Sezoni i dytë i serialit hit Yellowjackets në SkyShowtime nga 28

Sezonit të dytë do t’i bashkohen si aktorë të rregullt: Louren Ambroz (Six Feet Under, Servant) dhe Simoun Kesëll (Obi-Wan Kenobi), së bashku me Elijah Ud (trilogjia e The Lord of the Rings) si të ftuar specialë gjatë gjithë sezonit. Në sezonin e dytë luajnë edhe Sofi Nelis (The Book Thief), Xhasmin Savoi Braun (The Leftovers), Sofi Theçër (Prospect), Samanta Hanreti (Shameless), Kortni Itën (Mad Max: Fury Road), Liv Hjuson (Santa Clarita Diet), Stivën Krugër (The Originals), Uorren Koull (Shades of Blue) dhe Kevin Alvs (Locke & Key). Yellowjackets shpërndahet në rang ndërkombëtar nga Paramount Global Content Distribution.

SkyShowtime është në dispozicion drejtpërdrejt për konsumatorët përmes aplikacionit SkyShowtime në pajisjet me Apple iOS, tvOS, Android, televizorët Android, Google Chromecast, LG, Samsung, dhe përmes faqes së internetit: www.skyshowtime.com. Çmimi mujor i SkyShowtime është 5,99 euro (pa reklama), me një periudhë prove 7-ditore që mund të anulohet në çdo kohë./I.S

Të fundit

Berisha tregon kur do largohet nga politika: Beteja fillon pas këtyre zgjedhjeve!

Ish kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se misioni i tij politik do të përfundojë atëherë kur...

“Filloi të më dhunonte”/ Big Mama rrëfen historinë e dashurisë: Më kishte rënë në kokë

Konkurrentja e Ferma VIP, Big Mama ka befasuar ndjekësit teksa ka rrëfyer një histori dashurie të saj e cila nuk ka përfunduar mirë. Teksa ka...

“Duam të marrim mandatin e Alimehmetit”/ Belind Këlliçi tregon rrugën që do të ndiqet

Drejtuesi politik për Tiranën, Belind Këlliçi zbuloi se PD do ta ankimojë vendimin e KQZ për kryeqytetin dhe do të kërkojë rishikimin e votave...

Fëmija 2 vjeç bie nga kati i tretë i një hoteli në Rinas

Në kryeqytet vijojnë ngjarjet e rënduara që shqetësojnë qytetarët dhe autoritetet. Një fëmijë i moshës 2 vjeç, shtetas holandez, ka rënë aksidentalisht nga kati...

“Banditizmi elektoral, “treni bullgar”/ Meta: Regjimi i krimit shkatërroi zgjedhjet

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, ku ka përmendur atë që e cilësoi dje Berisha si 'trenin bullgar'. Berisha...

Lajme të tjera

Web TV