Futbolli kthen “sytë” në Spanjë, dita e El Clasico-s mes Barçës dhe Realit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Spanjë afron momenti i El Clasicos, sfidës legjendare mes dy botëve, asaj blaugrana të Barcelonës dhe Los Blancos të Realit të Madridit, dy botë që nuk përputhen kurrë.

Pak ndeshje të futbollit në botë mund të kenë sharmin e saj dhe ambiciet maksimale në klasifikim të të dyja skuadrave, që përtej rivalitetit historik i bëjnë 90 minutat e stadiumit “Olimpik Lluis Companys” akoma më entuziazmuese.

Reali i Madridit dhe Barcelona, pasi i arkivuan fitoret përkatëse në Champions janë përqendruar te kjo sfidë, ndër më të rëndësishmet e gjithë sezonit, e cila mund të vendosë dhe ecurinë e kampionatit.

Xavi duhet të bëjë llogaritë me disa lojtarë të dëmtuar apo në dyshim, që nuk ishin në përballjen me Bilbaon, duke nisur nga Robert Lewandowski që në sfidën basket ishte në tribunë ku pa ta zgjidhte ndeshjen 16-vjeçari Marc Guiu.

Gjithsesi polaku, ashtu si dhe De Jong kanë zhvilluar vetëm seancën e fundit stërvitore me grupin dhe bashkë me emra të tjerë si Pedri, Raphina, Kounde dhe Sergi Roberto mund t’ju lënë hapësirë të tjerëve.

Ky do të jetë El Clasico i parë për Jude Bellingham, investimi më i rëndësishëm i Realit të Madridit në verën e fundit, dhe protagonist absolut me një fillim sezoni prej superylli. Do t’i takojë anglezit bashkë me Vinicus dhe Rodrygo të tentojnë të vënë firmën në përballjen më të pritur të vitit në Spanjë.

Ancelotti ka ndonjë problem në mbrojtje me mungesën e Militaos ndërsa pavarësisht rikuperimit David Alaba nuk është në gjendjen më të mirë.
Barcelona – Real Madrid është një sfidë që pasionon miliona tifozë anembanë botës dhe që mund ta ndiqni drejtpërdrejt nëse jeni të abonuar në SuperSport/Digitalb, ku mund të përfitoni nga ofertat e shkëlqyera në këtë fund tetori.

Lexo edhe :  Goditje para finales së madhe, Inter zyrtarizon transferimin e sulmuesit të Marseille

Barcelona dhe Reali i Madridit janë dy prej skuadrave më të mëdha jo vetëm në Spanjë por dhe në gjithë Europën, ato janë përballur plot 252 herë në të gjitha kompeticionet, me bilancin që thotë 99 fitore për Barcelonën, 52 barazime dhe 101 fitore për Realin e Madridit.

Të fundit

Aksident i rëndë në Kosovë! Ndërron jetë e reja 24-vjeçare

Një vajzë 24-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor që ka ndodhur në aksin...

Britania e Madhe ndalon “vape”, cigaret me avull ndalohen me ligj

Të rinjtë në Britaninë e Madhe nuk do të kenë më mundësi të pijnë cigare me avull, apo siç quhen rëndomë "vape". Sot, e...

Kreshnik Spahiu: Diplomatët u shtangën kur PD bashkoi votat me PS

Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se pati një habi nga ana e diplomatëve, kur PD bashkoi votat me PS kundër hapjes së kutive për vjedhjet...

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë

Rreth 17,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në provincën kanadeze të Manitobës, për shkak të zjarreve të mëdha që kanë...

Aksidenti tragjik në Vlorë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari

Një aksident tragjik me motor ka ndodhur këtë të diel në Vlorë. Policia bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Demokracia”. Në vendngjarje...

Lajme të tjera

Web TV