Nga rënia e Euros përfitojnë disa, por humbasin shumë e shumë të tjerë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zaloshnja

Nga një model statistikor që kam ndërtuar me të dhënat e matricës input-output të INSTAT-it, si dhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë, më rezulton se nga rënia e Euros poshtë kuotës 110 lekë dhe e Dollarit Amerikan poshtë kuotës 100 lekë, përfitojnë kryesisht importuesit e mallrave të konsumit dhe importuesit e karburanteve.

(Përfitojnë gjithashtu edhe shqiptarët që shkojnë jashtë vendit për pushime, sepse lekët e tyre vlejnë më shumë, kur i kthejnë në valutë për të shpenzuar jashtë.)

Importuesit e mallrave të konsumit dhe ata të karburanteve i blejnë ato në tregun e jashtëm me valutë të zhvleftësuar, por i shesin me lekë në tregun e brendshëm me çmime që s’bien (përkundrazi ngrihen).

Kështu, sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, Euro është zhvleftësuar 15% në krahasim me Lekun në tre vitet e fundit, por nga ana tjetër, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it, Indeksi i Përgjithshëm i Çmimeve të Konsumit është rritur 15.3% në këto tre vjet (për disa zëra produktesh, rritja është goxha më e madhe – ushqimet në përgjithësi janë rritur 30.3%, zarzavatet 42%, bulmeti e vezët 37.2%, frutat 32.2%, etj.)

Ky ballafaqim i thjeshtë statistikor i rënies së Euros përkundrejt rritjes së çmimeve të konsumit demonstron se nuk qendron statistikisht teza e propaganduar e zbutjes së inflacionit nga rënia e kursit të këmbimit të valutave kryesore.

Autoritetet bankare-financiare të vendit duhet të bëjnë një analizë shumë më të thellë makroekonomike të kursit të këmbimit – i kanë të gjitha të dhënat e nevojshme dhe stafin e duhur për një analizë të tillë.

Nga modeli statistikor që përmenda më sipër, rezulton se janë shumë degë të ekonomisë dhe shumë shqiptarë të thjeshtë që humbasin nga një kurs i ulët i valutave.

Lexo edhe :  Çmimi i një Shkolle Juridike për një Ese Raciste

Autoritetet bankare-financiare të vendit duhet të bëjnë një analizë shumë më të thellë makroekonomike të kursit të këmbimit – i kanë të gjitha të dhënat e nevojshme dhe stafin e duhur për një analizë të tillë.

Nga modeli statistikor që përmenda më sipër, rezulton se janë shumë degë të ekonomisë dhe shumë shqiptarë të thjeshtë që humbasin nga një kurs i ulët i valutave.

Së pari, humbasin të gjithë pronarët dhe punonjësit e firmave që punojnë për eksport.

Së dyti, humbasin të gjithë pronarët dhe punonjësit që prodhojnë për tregun e brendshëm (sepse konkurohen nga importues që i blejnë produktet në tregun e jashtëm me valuta të zhvleftësuara).

Së treti, humbasin të gjithë bizneset që mirëpresin turistë të huaj (sepse valuta e këtyre të fundit vlen më pak aktualisht).

Së katërti, humbasin të gjithë shqiptarët që marrin dërgesa valutore nga familjarët e tyre në emigracion.

Së pesti, humbasin të gjithë shqiptarët që i kanë depozituar kurimet e tyre bankare në valuta. (Ka edhe kategori të tjera shtetasish që humbasin, si fjala vjen, ata që kanë dhënë apartamente me qira në valutë, etj., por këta janë më të pakët në numër.)

Duke iu rikthyer modelit tim statistikor, rezulton se, sipas tij, kursi më i përshtatshëm i Euros për shumicën dërrmuese të shqiptarëve do të ishte diku në intervalin 110-120. Por më optimali do të ishte 120 lekë për 1 Euro…

Banka e Shqipërisë e ka aktualisht rezervën valutore në nivelin një miliard Euro – ndoshta mund ta përdorë një pjesë të saj për të ndërhyrë në tregun e brendshëm valuator…/   S.M

Të fundit

Fyerje në baza fetare dhe tallje me Zonjën e Parë, Turqia nis hetim ndaj Spotify

Një ditë tjetër, një tjetër hetim në Turqi — këtë herë duke synuar Spotify, i cili është nën shqyrtim...

Ankthi klimatik më detyroi të lija profesionin si pilot. Por e dua fluturimin

Nga George Hibberd E dua fluturimin. Kam dashur të bëhem pilot që në fëmijëri. U rrita në Chichester, West Sussex, nën një korridor ajror që...

Azem, ti nuk je gjallë!

Edvin Kulluri Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kishte ardhur koha që edhe Shqipëria të hidhte tej me përbuzje diktaturën komuniste,...

FDA miraton pilulën e parë për kancerin më të përhapur të mushkërive në stad të avancuar

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar tabletën e parë për trajtimin e karcinomës së mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC)...

“Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë”/ Demokratët përplasen me policinë në Theth

Deputetët e Partisë Demokratike të qarkut Shkodër, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia, janë përplasur me efektivët e policisë në Theth, ku kishin shkuar për...

Lajme të tjera

Web TV