E rëndë/ Shqiptari tenton të mbysë gruan, pendohet dhe thërret ambulancën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar, emigrant në Itali, ka tentuar të mbysë nënën e fëmijëve të tij. Pasi 31-vjeçarja humbi ndjenjat, burri është penduar për veprimin e tij dhe ka vendosur që të thërrasë urgjencën. Këta të fundit që mbërritën në vendin e ngjarjes arritën ta ringjallnin gruan pas disa tentativash.

Aajo është shtruar në spitalin San Paolo në Savona dhe gjendja e saj mësohet të jetë e rëndë, për këtë arsye jeta e saj nuk mund të konsiderohet jashtë rrezikut.

Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës së ditës së premte, në një apartament në qendër të Savonës. Dy bashkëshortët kanë darkuar së bashku me 4 fëmijët e tyre, të gjithë shumë të vegjël duke pasur parasysh se janë të moshës 5 deri në 13 vjeç.

Nga hetimet e para dyshohet se gruaja kishte shkuar në shtrat para 42-vjeçarit dhe kishte nisur të fliste me dikë në telefon; në atë moment, shqiptari ishte pushtuar nga xhelozia, dhe ka hyrë në dhomën e gjumit me qëllim që ta vriste gruan e tij.

42-vjeçari e kapi 31-vjeçaren dhe i mbajti duart rreth qafës derisa ajo nuk mund të merrte frymë, por në një moment e kuptoi se po e vriste.

Burri më pas u largua dhe, pasi rifitoi kthjelltësinë, kontaktoi shërbimet e urgjencës, të cilët, pasi arritën në vend, iu deshën më shumë se një orë para se të arrinin ta sillnin gruan në vete dhe ta bënin të merrte sërish frymë.

Krahas ambulancës 118, karabinierët kanë mbërritur edhe me zv/prokurorin e Prokurorisë Publike të Savonës, Giovanni Battista Ferro, i cili e gjeti shqiptarin në grahmat e dëshpërimit, aq sa ai rrëfeu menjëherë tentativën për mbytje./   S.M

Të fundit

Bilanci i janarit, Koçiu: Investime në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë publik këtë mëngjes, bilancin e investimeve dhe reformave të...

Po na “zhgënjen” shumë zoti President!

Nga Myslim Murrizi Të “ lutem” shumë, të paktën mos na i pengo pagesat për komisionin Xhafaj të “specialistëve” të Sorosit, se ndryshe na “more”...

Fundjava me aksidente/ Qibini: Përveç gjobës, duhen dhe masa administrative për shkelësit

Kjo fundjavë që lamë pas ka qenë e mbushur me aksidente. Sipas ekspertit rrugor, Islam Qibini, shkak janë bërë lëvizjet e shtuara dhe shpërfillja...

Preç Zogaj për protestën e 8 shkurtit: Ndoshta demokratët duan të testojnë…

Analisti Preç Zogaj ka komentuar protestën e planifikuar nga Partia Demokratike më 8 shkurt, duke u shprehur skeptik mbi efektivitetin e saj. Sipas tij, PD...

“Ilir Meta në listat e PD është turp i madh”, shpërthen Elezi: Ka degjeneruar të djathtën

Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi thotë se është turp për Partinë Demokratike që të fusë në listë të sigurt kreun e PL,...

Lajme të tjera

Web TV