Befasohet Arjan Curri/ Nëna i lexon testamentin në program, ai i bën një premtim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opinionisti Arjan Curri u surprizua nga mamaja e tij në emisionin “S’e Luan Topi”, pasi ajo zgjodhi t’i lexojë testamentin që i ka lënë atij dhe vëllait.

Curri thotë se ka refuzuar të lexojë testamentin, pasi sipas tij ky testament nuk duhet të lexohet kur prindërit janë gjallë, por nëna e tij e lexoi vetë. Ajo kërkon që dy djemtë e saj të krijojnë një familje, ndërsa tregon se kujt do t’i japë paratë dhe kujt shtëpinë.

“Të dashur fëmijet e mi, Arjan dhe Dritan. Dy çunat e mi të dashur dhe të shtrenjtë pa kufij. Jam në vitet e fundit të jetës sime, prandaj po ju le një porosi, ta doni dhe ta respektoni njëri tjetrin.

Jam munduar për të patur dy fëmijë, dy çuna shembullor, me shkollë dhe me kulturë. Dëshira ime u plotësua, po jo të gjitha. Unë dua të keni shtëpi dhe familje, pra dua nipër dhe mbesa.

Ju lutem ma plotësoni këtë dëshirë. Unë nuk kam pasuri ekonomike, pasuria ime jeni ju. Prandaj nuk dua që pas largimit tim të keni qejf mbetje. Po ju shkruaj këtë letër, si testament që të mos ju mbetet qejfi.

S’është nevoja për te noteri, se ju jeni të shkolluar. Më falni nëse e kam gabim. Lekët t’i marrë Arjani që të krijojë familje dhe shtëpi në Tiranë. Shtëpinë ta marrë Dritani, pra që të dy të keni një shtëpi në Shqipëri, se nuk i dihet si vjen puna”, ka shkruar mamaja e Currit.

Analisti, i befasuar premtoi që dëshirat e saj do të realizoheshin të gjitha.

“Mund t’i them që sigurisht dëshirat e saj do të zbatohen fije për pe, edhe një martesë do të bëhet, edhe një fëmijë do të bëhet, qoftë me ceremoni apo jo”, tha ai.

Lexo edhe :  Temperatura deri në 42 gradë, parashikimi i motit për sot

Ke apo jo një vajzë në krahë?

“Kam një vajzë që mund të më bëjë baba dhe që ta bëjë time më gjyshe. Por nëse një ditë, një rrethanë na bën të kuptojmë që kjo është e imja apo ky është i imi, kjo është e vetmja frikë e imja, që mund ta prishë këtë gjë të bukur që kam.

Sepse ka ndodhur, ndodh, më ka ndodhur edhe mua… Sa herë që e kam konsideruar një të dashur që kjo është e imja, ndodh e kundërta. Pasiguria e mban gjënë”, tregon analisti.

Arjani e ka mbajtur të fshehtë lidhjen, pasi sipas tij nëse bëhet publike lidhja prishet.

“Krevati është i shenjtë dhe i paprekshëm, është si një tempull. Gjërat intime nuk duhen bërë publike, sepse nëse bëhen publike ato prishen”, u shpreh Curri./    S.M

Të fundit

Pyjet po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

Pyjet e Shqipërisë po tkurren çdo vit, për shkak të zjarreve, prerjeve të paligjshme dhe mos-mbjelljes së drurëve të...

“Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës?”, përgjigjet Rama: Duhen bërë ca llogari…

Përse Shqipëria nuk disponon avionë zjarrfikës? Kësaj pyetje të bërë së fundmi nga shumë persona nisur edhe nga zjarret që po përvëlojnë Shqipërinë ditët...

Arsyet pse izraelitët kanë mbyllur sytë ndaj Gazës

Nga Shira Efron* Një lumë imazhesh të fëmijëve të uritur në Rripin e Gazës ka tërhequr vëmendjen e botës, duke thelluar zemërimin ndaj veprimeve të...

“Nuk iki dot”/ Banorja refuzon të lërë banesën në Delvinë: Më dhimbset

Një banore e quajtur Miranda, ka refuzuar të lërë banesën e saj në Delvinë. Gazetarja Kristi Gongo ka bashkëbiseduar me zonjën, e cila refuzon...

Trump-Zelensky, historia e një marrëdhënieje toksike

Nga Giuseppe Sarcina për Corriere della Sera Marrëdhënia toksike midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky është një pjesë gjithnjë e më e dukshme e krizës...

Lajme të tjera

Web TV