‘Ndaloni çmendurinë’/ OKB: Duhet të veprojmë sa jemi në kohë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, si asnjëherë më parë Antonio Guterres, i bëri thirrje botës që të “ndalë çmendurinë” e ndryshimeve klimatike, teksa po vizitonte rajonet në Himalaje që po përballen me shkrirjen e shpejtë të akullnajave.

“Tavani i botës po bie”, tha Guterres, gjatë vizitës në rajonin e Everestit në Nepal, duke shtuar se ky shtet ka humbur pothuajse një të tretën e akullit gjatë tre dekadave të fundit.

“Akullnajat janë rezervuar i akullit. Akullnajat këtu në Himalaje furnizojnë me ujë mbi një miliard persona”, tha ai. “Kur ato tkurren, tkurret edhe rrjedha e lumenjve”.

Në dekadën e fundit, akullnajat në Nepal janë shkrirë 65 për qind më shpejt sesa në dekadën paraprake, tha Guterres, i cili po qëndron në një vizitë katërditore në Nepal.

Akullnajat në vargmalet në Himalaje dhe Hindu Kush janë kyçe si burim i ujit për rreth 240 milionë banorë që jetojnë në rajonet malore, por edhe për 1.65 miliard banorë të tjerë në zonat e tjera në Azinë Jugore dhe Juglindore.

Shkencëtarët kanë thënë se akullnajat në Nepal po shkrihen më shpejt sesa më herët për shkak të ndryshimeve klimatike, duke i ekspozuar komunitetet ndaj fatkeqësive të paparashikueshme dhe të kushtueshme.

“Unë jam këtu sot në tavanin e botës për të thënë: ndaloni çmendurinë”, tha Guterres gjatë vizitës në fshatin Siangboçe, teksa në prapavijë shihej mali më i lartë në botë, Everest

“Ne duhet t’i japim fund epokës së përdorimit të karburanteve fosile”, shtoi ai.

Bota është ngrohur me një mesatare prej pothuajse 1.2 gradë Celsius që nga vitet 1800, duke shkaktuar mot ekstrem, përfshirë valë intensive të të nxehtit dhe thatësira të mëdha.

Lexo edhe :  Me burrat në luftë, gratë ukrainase marrin drejtimin e metrosë

Më të goditurit nga moti ekstrem janë banorët në shtetet më të varfra të botës të cilat kanë bërë pak për të kontribuar në uljen e emetimeve të karburanteve fosile, që po rrisin temperaturat.

“Ne duhet të veprojmë tani që të mbrojmë njerëzit dhe të ndalim që temperaturat globale të rriten në 1.5 gradë Celsius. Bota nuk mund të presë”, tha Guterres./I.S

Të fundit

Gjest i madh nga Chelsea, një pjesë e fitimeve nga Botërori për familjarët e Diogo Jotas

Chelsea ka vendosur të dhurojë një pjesë të fondit të bonuseve të Kupës së Botës për Klube për familjen...

Ndihmoi për shuarjen e zjarreve/ Lapaj ironizon kritikët: S’jam si ju me kondicioner

Drejtuesi i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj u shfaq një ditë më parë në Delvinë ku ndihmoi për shuarjen e zjarreve me mjete rrethanore. Por për videon...

OBSH ngre alarmin: Temperaturat e larta po përhapin sëmundje që dikur ishin të rralla

Valët e të nxehtit janë "një emergjencë shëndetësore, jo vetëm një emergjencë klimatike", paralajmëron Komisioni Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin i Organizatës Botërore të...

Sateliti i BE fotografoi retë e tymit mbi Delvinë e Gramsh

Pasojat e zjarreve në Gramsh dhe në Delvinë dukeshin kështu nga hapësira. Pamjet satelitore të marra në 3 ditë nga sateliti “Copernicus” i BE nga e diela...

Ofertë 70 milionë euro nga Premier League, Hansi Flick i hapur për shitjen e titullarit

Tottenham po përgatit një ofertë të madhe për Dani Olmon, e cila do të arrinte në 70 milionë euro, dhe me të do të...

Lajme të tjera

Web TV