Deputeti demokrat pendohet për grushtin ndaj socialistit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati është penduar për grushtet në seancën e djeshme të parlamentit.

Ditën e sotme teksa po futej në Kryesinë e Kuvendit për mbledhjen e komisioneve parlamentare, Nallbati u shpreh për mediat se incidenti nuk nderon askënd.

“Unë mendoj që Shqipëria ka halle më të mëdha. Nuk ja vlen që media të merret me një incident që nuk nderon askënd” tha ai.

Komisioni i Etikës pritet që ta përjashtojë me 10 ditë deputetin demokrat pasi u përplas fizikisht me socialistin Vullnet Sinaj. Masa pritet që të merren edhe për deputetë të tjerë të PD-së që bllokuan seancën.

Kuvendi dje ishte një kaos për shkak të përplasjeve mes deputetëve.

Sali Berisha dhe mbështetësit e tij bllokuan foltoren duke kërkuar që garda të dalë nga salla.

Jo vetëm kaq, por deputetët e PD-së nuk lejuan as socialistët që të merrnin fjalën nga vendi.

Kjo solli përplasje fizike mes deputetit të PS-së, Vullnet Sinaj dhe deputetit të “Rithemelimit”, Bledion Nallbati.

Ky i fundit i fiku mikrofonin, ndërsa përplasja mes tyre degradoi deri në përplasje fizike. U desh ndërhyrja e deputetëve të tjerë dhe Gardës për të qetësuar situatën. Deputetit i opozitës Nallbani u përjashtua nga parlamenti ndërsa seanca u ndërpre për disa minuta.

Edhe pas rinisjes së seancës sërish deputetët demokratë nuk i lanë socialistët që të flisnin./   S.M

Të fundit

Shpërthim me tritol në Sarandë/ Hidhet në erë një automjet

Qyteti i Sarandës u trondit mbrëmjen e së hënës nga një shpërthim i fuqishëm me tritol. Policia thotë se...

1456 – Rrethimi i Beogradit: Kur Europa ndaloi Mehmetin II

Pas rënies së Kostandinopojës në 1453, Perandoria Osmane u shfaq si fuqia më kërcënuese për botën e krishterë në Lindjen dhe Juglindjen e Evropës....

I nxehti afrikan mbërthen vendin tonë, temperaturat vijojnë të rriten

Kjo e martë do të sjellë sërish rritje të temperaturave, kjo si pasojë e të nxehtit afrikan. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 13 gradë Celsius,...

Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me nje rezultat ne dore nga votuesit qe pas zgjedhjeve...

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit...

Lajme të tjera

Web TV