SPAK-u u ka prishur përfundimisht qetësinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi

SPAK-u, u ka prishur përfundimisht qetësinë politikanëve, ligjvënësve, drejtuesve të institucioneve dhe strukturave të shtetit. Ish-zyrtarë, ish-pushtetarë, apo dhe ata aktualë, nga qendra deri në bazë, nuk po ndjehen të qetë.

Po ndodh ajo që pritej. SPAK-u, nuk ka ndërmend të ndalet. E kontrollon Edi Rama ? Kjo është teza më idioteske e opozitarëve pa parti. Struktura më e specializuar e hetimit, nuk kontrollohet aspak nga Edi Rama. Atë e kontrollon vetëm zbatimi i ligjit.

Duhej të vinte, dhe erdhi. Kishte politikanë që e lëvduan, e ngritën në qiell, kurse sot e urrejnë, e akuzojnë, e etiketojnë banalshëm, pasi u ka prishur qetësinë, u ka ngritur mëndjen e kokës, pasi mund t’u “fluturojnë” milionat në banka, pallatet, vilat, resortet, tokat, që kanë siguruar “me djersën e ballit”. SPAK-u, po shtrihet kudo.

Në ministri, në Parlament, në bashkitë dhe institucionet ligjzbatuese. Kudo ka SPAK, kudo ndjehet prania dhe hija e tij.

Normalisht në asnjë vend demokratik, nuk ndodh të lakohet dhe përgojohet kaq shumë një strukturë hetimore e posaçme. Por në Shqipëri, ndodhin çudira, habira, fenomene dhe gjëra  të  paimagjinuara nga askush në botën e kulturuar perëndimore. Ende në Shqipëri, klasa politike, ka mendësi lindore, bolshevike.

Sulmon hetuesit, prokurorët, policët, gjyqtarët, avokatët, noterët, edhe kur ata janë duke zbatuar ligjet.

Vetëm në Shqipëri ndodh që, një ish-minister, ish-kryeminister apo deputet i kapur “gafil” me shkelje ligjore, vjedhje dhe afera të tjera të pista, ti hyjë me “libër shtepie” prokurorit të SPAK-ut, gjyqtarit të GJKKO-së, ti sulet policisë, dhe kujdo tjetër, kur e sheh se ligji po i ngushton “lakun” atij.

E thënë shkurt, SPAK-u,  lindi si strukturë e “shëndetshme” e drejtësisë së re, dhe po vazhdon të rritet e tillë, falë mbështetjes amerikane dhe europiane.

Lexo edhe :  Trump do vetëdorëzimin e Ukrainës, jo paqen e negociuar me Putinin

Patjetër tek ne, duhet një mbështetje e tillë, të ecësh përpara, të guxosh ntë hetosh ministra dhe ish-ministra, ish-pushtetarë me “peshë” apo dhe grupe kriminale, ndryshe vihesh nën sulme të papara prej tyre.

Qetësia e prishur e një pjese të klasës politike, ka gjasa të ndryshojë gjithçka për mirë,  në fund të hetimeve dhe vendime gjyqsore. Politika në Shqipëri, mbetet  gjithmonë e akuzuar, por deri sot asnjëherë e kryqezuar nga ligji./   S.M

Të fundit

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Cilat janë shenjat e zodiakut më me fat për muajin shtator?

Sipas astrologëve, katër shenja të zodiakut pritet të jenë veçanërisht me fat gjatë muajit shtator, në dashuri, karrierë dhe vendime të rëndësishme personale. Luani Ky është...

“PD do pranojë të hyjë në Kuvend dhe të marrë 3300 euro rrogë nga Rama”

Sesioni parlamentar i Kuvendit të zgjedhur më 11 maj nis punimet në muajin shtator, por opozita përveçse është në krizë, ka shfaqur edhe një...

6.6 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri deri në korrik

Venla, Henli dhe Antti janë një grup të rinjsh nga Finlanda që kanë ardhur për pushime në Shqipëri. “Është hera e parë që vij në...

Lajme të tjera

Web TV