Tollumbacet me azot, të ndaluara me ligj/ Komisioni i Shëndetësisë miraton ndryshimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tollumbacet me azot që po përdoret shumë sidomos nga të rinjtë në lokale të ndryshme të vendit, do të ndalohen me ligj në Shqipëri. Oksidi i azotit do të kategorizohet i ndaluar për t’u konsumuar.

Komisioni parlamentar i Shëndetësisë vendosi që ai të përfshihet në listën e lëndëve psikotrope që ndalohen për konsum. Në debatin në komision mori pjesë ministri i brendshëm, Taulant Balla, që tha se këtë vit është shtuar ndjeshëm përdorimi i këtyre lëndëve të ndaluara.

“Janë disa lëndë psikotrope që nuk përfshiheshin deri më tani, ku ndër to është edhe përdorimi i peroksidit të azotit, që nga ekspertët thuhet se sjell problem shqetësues për shëndetin. Kemi bërë sekuestrimin e bombolave për të shmangur përdorimin e pautorizuar. Aktualisht në legjislacionin bazë këto lëndë, jo vetëm peroksidi i azotit nuk konsiderohen si lëndë narkotike apo psikotrope. “, tha Balla.

Peroksidi i azotit njihet ndryshe si droga tollumbace. Shumë persona, përfshirë dhe të rinj e të mitur, kanë nisur ta përdorin duke dashur të provojnë gjendjen euforike që përfiton prej saj. Por më pas vjen ankthi dhe probleme të tjera më të rënda të shqisave dhe reagimit. Mjekët thonë se në raste të caktuara mund të arrihet deri në paralizë apo në humbje jete.

Në lokale dhe markete të ndryshme, bombolat me azot ofrohen shumë lirshëm për shkak të mungesës së ndalimit me ligj. Por çdo kush që e shet apo përdor, do të ketë penalitete pasi edhe ligjërisht peroksidi i azotit të cilësohet me votën e ligjvënësit lëndë e ndaluar psikotrope./I.S

Të fundit

Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, nuk raportohet për të lënduar

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në periferi të qytetit të Korçës, ku dy makina janë përplasur me...

Primaret e PD, mbyllet procesi i votimit në 12 qarqet e vendit

Është mbyllur votimi për primaret e PD-së në 12 qarqet e vendit. Në Lushnjë ka pasur së paku 1440 votues, ndërsa procesi është shtyrë deri...

28-vjeçari australian u zhduk në Valbonë! Flet vëllai: Më njoftoi pronari i hotelit

Vëllai i një australiani 28-vjeçar , quajtur Cameron, që është zhdukur në Valbonë, teksa ishte duke eksploruar vendin, ka folur më tepër për ngjarjen. Sipas...

3 pikë të arta për Elbasanin, tjetër disfatë e Partizanit

Elbasani mundi 2-0 Partizanin, në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”. Të besuarit e Gvozdenovic festuan në minutën e 37-të, teksa Musta ekzekutoi saktë...

Testamenti i Anastasit: I fal ata që më penguan…

Testament i Kryepiskopit të Tiranës, Durrës dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit: “I bekuar qoftë emir yt o Zot. Me mirënjohje të thellë reflejktoj mbi vitet që...

Lajme të tjera

Web TV