Krim makabër/ Prifti i pret kokën gruas në sy të vajzës 8-vjeçare, detajet tronditëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një krim i tmerrshëm ka ndodhur në Rusi ku një prift ka vrarë brutalisht gruan e tij në sy të vajzës së tyre 8-vjeçare.

Sipas Daily Mail, 40-vjeçari Mikhail Zubarev vrau dhe më pas ia preu kokën gruas së tij 44-vjeçare Victoria Zubareva në sy të vajzës së tyre.

Mediat ruse raportojnë, në fakt, se koka e gruas është gjetur në frigoriferin e familjes.

Si vogëlushja ashtu edhe vëllai i saj 17-vjeçar ndodhen në spital duke marrë mbështetje psikologjike pas vdekjes brutale të nënës së tyre.

Sipas informacioneve, anëtarët e famullisë së priftit 40-vjeçar ishin ankuar për “sjelljen e çuditshme” të tij dhe për këtë arsye ai ishte vendosur me pushime nga Kisha Ortodokse Ruse në javët e kaluara.

Burimet policore thanë se Zubarev fillimisht e goditi gruan e tij me thikë në qafë, më pas ia preu kokën dhe në fund, i mbuluar me gjak, “filloi të lutej” duke i kërkuar të bijës të bënte të njëjtën gjë.

Vajza ka qenë ajo që ka telefonuar vëllain e saj duke i kërkuar ndihmë.

Zubarev kishte mbaruar një shkollë teologjike në vitin 2010 dhe punonte si kapelan në burgje./e.t

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV