KPA merr vendimin e rëndësishëm për gjyqtarin e njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 3 nëntor vendimin për lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Shkodrës, Arbër Çela.

Gjyqtari Çela u konfirmua në detyrë më 7 dhjetor 2022, por Komisionerja Publike, Irena Nino e gjeti të pabazuar vendimin e KPK. Bazuar në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ajo e ankimoi çështjen në Kolegj duke ngritur shkaqe për kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit. Në konkluzionet përfundimtare më 26 tetor, Nino kërkoi shkarkimin e Çelës për deklarim të pamjaftueshëm dhe mungesë të burimeve, që u kundërshtua si i pabazuar nga subjekti që pretendoi se provat i përmbysin shkaqet e ankimit.

Gjatë shpalljes së vendimit, kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, Rezarta Schuetz paraqiti në mënyrë të përmbledhur argumentet mbi të cilat është bazuar lënia në fuqi e konfirmimit të këtij subjekti rivlerësimi.

Lidhur me një apartament me sipërfaqe 91.91 m2 në Tiranë, të blerë nga Çela në bashkëpronësi me një kushërirën e tij, Schuetz tha se Kolegji ka shqyrtuar deklarimet e tij për këtë pasuri, shpjegimet e dhëna dhe provat, prej nga është arritur në konkluzionin se subjekti ka kryer deklarim të pasaktë lidhur me mosdeklarimin e një huaje 30 mijë euro si burim për pagesën e pjesës së tij takuese.

Ndërkohë, KPA, e ka gjetur të drejtë konkluzionin e KPK se kontributi i subjektit në këtë pasuri është 50 % dhe jo 78 % sa pretendoi Nino, e cila u bazua në vlerën e paguar në bankë nga gjyqtari Çela.

Mbështetur në këtë konkluzion, është verifikuar mundësia e huadhënësit dhe u çmua se ai ka pasur mundësi për dhënien e vlerës 30 mijë euro, duke e rrëzuar edhe këtë pretendim të Komisioneres.

Lexo edhe :  Si e konsideron Shqipërinë Izraeli? Përgjigjet gjenerali izraelit

Lidhur me dyshimin për fshehje të pjesës së apartamentit në emër të kushërirës, KPA vëren se Komisonerja është tërhequr nga ky dyshim dhe për rrjedhojë e bënë të panevojshme verifikimin e mundësisë së ish-bashkëpronares për pagesën e pjesës së saj takuese. Megjithatë, KPA u shreh se ka verifikuar mundësinë e bashkëpronares prej nga ka rezultuar se me të ardhurat nga puna dhe huatë që ka marrë, të paguante pjesën e saj takuese 50 %.

Në përfundim, pasaktësia për mosdeklarimin e huasë, nuk është konsideruar penalizuese.

Po ashtu, KPA nuk ka gjetur probleme penalizuese as në pretendimet e ngritura nga Komisionerja në kriterin e figurës dhe profesionalizmit, duke vendosur lënien në fuqi të konfirmimit të gjyqtarit Arbër Çela./E.T

Të fundit

Ushtria e Napoleonit kalon lumin Neman, nis pushtimin katastrofik të Rusisë

24 qershor 1812 Më 24 qershor 1812, Napoleoni Bonaparte, Perandori i Francës, kaloi me rreth 600,000 trupa lumin Neman në...

Horoskopi ditor, 24 Qershor 2025

Dashi Do jeni me te hapur se kurrë gjate kësaj dite dhe do provoni eksperienca te reja me atë qe keni ne krah. Do jeni...

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave, magnituda ka qenë 4.4,...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Lajme të tjera

Web TV