Ka gjunjëzuar Europën, çfarë është stuhia “Ciaran” që po tremb edhe meteorologët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Cikloni është ndër më të fortët që ka goditur Europën”, thonë meteorologët.

Stuhia ‘Ciaran’, që prej dy ditësh ka përmbytur qytete në Francë dhe Itali, tashmë ka mbërritur edhe në Shqipëri.

Stuhia ka shkaktuar 12 viktima. Pesë persona humbën jetën gjatë natës, ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur në rajonin e Toskanës, i godituri më rëndë nga vala shkatërrimtare. Përmbytjet detyruan mijëra banorë të evakuohen, pasi uji mbuloi katet e para të ndërtesave, ka paralizuar edhe transportin rrugor dhe hekurudhor në shumë pjesë të Toskanës, ku deri më tani 40 mijë abonentë rezultojnë pa energji elektrike.

2 viktima u shënuan në veri të Francës, ku në 1.2 milionë banesa u ndërpre energjia elektrike. Shkulja e pemëve me rrënjë u mori jetën një 5-vjeçari ukrainas dhe një gruaje 64 vjeç në Belgjikë. Viktima pati në Holandë, Spanjë e Gjermani.

Rekordi i fuqisë së kësaj stuhie të pazakontë është regjistruar në Francë, ku erërat arritën një shpejtësi prej 207 kilometrash në orë.

Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të shmangin sa më shumë daljen nga shtëpitë. Erërat e fuqishme dhe reshjet e dendura çuan në pezullimin dhe shtyrjen e shumë fluturimeve nëpër aeroportet europiane dhe në Britaninë e Madhe.

Meteorologët kanë ngritur shqetësimin se po thyen rekorde pasi po zgjat dhe ka reshje shiu intensive dhe thonë se kjo paralajmëron mot më të ashpër në të ardhmen.

Stuhia Ciaran është një ciklon ekstra-tropikal (me fjalë të tjera, një stuhi rrotulluese që formohet jashtë tropikëve) dhe e pazakontë midis stuhive të Atlantikut të Veriut, të cilat rrallë prodhojnë shi të dendur dhe erëra të forta në zona të mëdha.

Ekspertët thonë se duke pasur parasysh se ky ciklon ka mbërritur më herët në sezonin e stuhive, pemët janë ende me gjethe dhe toka është ndikuar nga lagështira e kohëve të fundit, prandaj pritet që kjo stuhi të rrezikojë më shumë vendet./I.S

Të fundit

Dueli i shekullit, Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish pas 5 vitesh

Pesë vite pas përballjes së fundit zyrtare, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të rikthejnë rivalitetin mes tyre, këtë...

Trump sulmon CNN dhe New York Times: Të pushohen gazetarët!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërkoi që CNN dhe The New York Times të pushojnë nga puna “MENJËHERË” të enjten gazetarët që raportuan për...

Iu nënshtrua operacionit në gju, ndërron jetë futbollisti 18-vjeçar

Bota e futbollit po përjeton një tronditje të thellë pas lajmit për vdekjen e Camilo Nuin, një lojtar 18-vjeçar që luante për ekipin rezervë...

Protesta e madhe në Serbi të shtunën, Vuçiç: Do ndërhyjmë vetëm nëse…

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha të enjten, përpara një proteste antiqeveritare në Beograd të thirrur nga një lëvizje studentore më 28 qershor, se "shteti...

Kush e meriton “Topin e Artë”? Kjo është përgjigjja e legjendës Figo

Legjenda e futbollit botëror, Luis Figo, ka përmendur një lojtar jo edhe aq popullor si fitues të mundshëm të Topit të Artë. Sipas tij,...

Lajme të tjera

Web TV