Shqiptarët paguan 100 milionë euro për të siguruar makinat gjatë vitit 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tregu i sigurimeve ka shënuar këtë vit një rritje të dukshme, në thelb të të cilit ka qenë performanca e mirë e segmentit të automjeteve.

Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Produkti MTPL e brendshme, për periudhën janar-shtator 2023, pati një rritje prej 8.41% të vëllimit të primeve të shkruara bruto.

Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.61% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

E shprehur në volum arkëtimesh nga kompanitë, primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-shtator 2023 arritën rreth 10,2 miliardë lekë, apo afërisht 100 milionë euro, ose 7.19% më shumë se në muajin janar-shtator 2022.

Rritje të dukshme në 2023 kanë shënuar edhe dëmshpërblimet e paguara nga kompanitë për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga aksidentet.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin janar-shtator 2023 kapën vlerën 3,5 miliardë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 7.77% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sa i takon gjithë tregut të sigurimeve në tërësi, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-shtator 2023 kapën vlerën 17 miliardë lekë, ose 9.85% më shumë se në janar-shtator 2022.

Gjatë muajit janar-shtator 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,093,347 me një rritje prej 11.41% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.02% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 7.91% dhe risigurimi 0.07 %.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.93% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.07% të totalit të tregut./    S.M

Të fundit

Po dëshmoj urinë e qëllimshme të fëmijëve të Gazës – pse po e lejon bota këtë?

Një armëpushim i përhershëm, hyrja e lirë dhe e sigurt e ndihmave dhe heqja e bllokadës janë të domosdoshme...

Bashkëpunëtorja e Jeffrey Epstein takohet me Departamentin e Drejtësisë.

Ghislaine Maxwell, ish-socialitja britanike dhe bashkëpunëtorja e dënuar e Jeffrey Epstein, do të takohet sot me zyrtarë të Departamentit amerikan të Drejtësisë në burgun...

Ngjela: Berisha si “xhol” që futet kudo, Veliaj prezumohet i pafajshëm

Avokati Spartak Ngjela kryedemokratin Sali Berisha e cilëson si “xhol” që mund të hyjë kudo dhe në çdo çështje. Një deklaratë e tillë u bë...

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 34 vatra në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë raportuar 34 vatra zjarri, sipas një përditësimi nga Ministria e Mbrojtjes. Tetë nga këto vatra janë ende aktive, teksa...

Berisha skenar të ri për humbjen/ Rama bleu vota me 450 leje për bandat e narkotrafikut!

Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për përdorimin e lejeve të ndërtimit si...

Lajme të tjera

Web TV