Ushqimet që frenojnë oreksin e tepërt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njerëzit që dëshirojnë të humbasin në peshë duhet të përqendrohen më shumë tek konsumi i ushqimeve që frenojnë oreksin. Këto ushqime japin energji dhe ngopje afatgjatë sepse treten ngadalë.

Sipas të dhënave ngrënia e ushqimeve që kërkojnë më shumë kohë për tu tretur, e mbajnë sistemin në punë gjatë, ju bëjnë të ndiheni më të ngopur dhe ju ndihmojnë të digjni më shumë kalori.

Elbi
Elbi në vetvete është një karbohidrat e megjithatë ai ul oreksin bashkë me nivelin e sheqerit në gjak dhe rrezikun e diabetit. Elbi përbëhet nga disa fibra dietike të cilat nxisin ndjesinë e ngopjes afatgjatë.

Speci Djegës
Speci i kuq ka aftësinë të shuajë oreksin dhe të përshpejtojë djegien e kalorive. Mjafton një gjysëm luge kafeje me këtë erëz pikante për t’i dhënë shtysë dhe energji metabolizmit.

Proteina
Kur vjen puna tek dobësimi, konsumi i mishit pa dhjamë është i një rëndësie të veçantë. Mishi i shpendëve apo shtazëve është shumë i pasur me proteina por ai nuk duhet të ketë dhjamë. Nëse nuk ju pëlqen mishi mund të konsumoni thjerrëza, qiqra, fasule, bizele, spinaq dhe brokoli.

Bajamet
Një grusht me bajame është ideal për të shuar oreksin mes vakteve. Ju kujtoijmë se këto arrorë ju bëjnë të ndiheni më të ngopur dhe rrjedhimisht nuk do ta teproni me ushqimin në vaktet kryesore.

Salmoni
Ngrënia e salmonit do ju mbajë të ngopur për shumë kohë. Salmoni është i pasur me acide yndyrore omega-3 të cilat ju ndihmojnë të përmirësoni metabolizmin dhe të mbani një peshë të mirë trupore. Për më tepër, salmoni është shumë i mirë për të ulur kolesterolin dhe mirëmbajtur shëndetin e zemrës.

Lexo edhe :  Uji i oksigjenuar dhe zbardhja e dhëmbëve: Çfarë thonë ekspertët?

Çaji i Trëndelinës
Çaji i farave të trëndelinës zbut oreksin dhe bën që të keni më pak nevojë për ushqim. Kjo ndodh sepse farat e trëndelinës janë shumë të pasura me fibër që tretet në ujë./   S.M

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV