Nga Nikoleta Kovaçi/
Sërish nga portet italiane nisen në drejtim të vendit tonë mbetje të ndryshme. Pas atij rasti që u zbulua pak kohë më parë në Vlorë, që një anije e kishte të paktën ngarkesën e 15-ë me mbetje që e sillte në brigjet tona, është një goditje radhe e policia italiane në Bari. Një kamion me targa të Bullgarisë është bllokuar pasi në të janë gjetur disa sende të përdorura me një peshë rreth 18 ton me destiancion Durrësin.
Autoritetet e kontrollit portual e kanë ndaluar mjetin dhe më pas kanë kërkuar dokumentacionin shoqërues të mallit. Për pasojë kanë mësuar se bëhet fjalë për një ngarkesë të paligjshme dhe ndaj edhe e kanë bllokura. Të dhënat e policisë së portit të Barit janë publikuar në medial lokale “Barilive.it” në të cilin është saktësuar edhe mekanizmi se si është vepruar me ngarkesën.
Media lokale
Guardia di Finanza e Barit, së bashku me zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve, të angazhuar në luftën kundër trafikut të paligjshëm në portin e Barit, sekuestruan një rimorkio të ngarkuar me mbetje nga pajisje shtëpiake të përdorura, furra dhe lavatriçe, që ishin destinuar për në portin e Durrësit në Shqipëri. Mbetjet ishin ngarkuar në një kamion me targa bullgare. Dokumentacioni tregtar i ekspozuar nga shoferi tregoi praninë, më pas e konfirmuar edhe me kontroll fizik të kujdesshëm, të një ngarkese të përbërë nga rreth 300 furra dhe lavatriçe të përdorura me peshë mbi 18 tonë.
Kjo ngarkesë është inspektuar me kujdes, duke vërejtur, në lidhje me metodat e transportit që nuk mbrojnë integritetin e mallrave dhe mungesën e dokumentacionit të kërkuar që verteton efikasitetin e tij dhe ripërdorshmërinë e tij, që është bërë nga “pajisje elektrike të mbeturinave dhe elektronike “dhe jo nga pajisjet e ripërdorshme, siç thuhet, duke rezultuar në një dërgesë të paligjshme të mbeturinave, e dënueshme nga dënimet penale në përputhje me legjislacionin e lidhur me mjedisin. Ngarkesa është sekuestruar, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur procedurat ligjore. Kujtojmë se javë më parë, në Portin e Vlorës u kap një sasi e konsiderueshme amianti që po sillej në Shqipëri nga Italia nëpërmjet tragetit të linjës Brindisi-Vlorë.
Precedenti
Me 21 shkurt Prokuroria e Vlorës urdhëroi bllokimin e tragetit në të cilin një ditë më parë u gjendën mbetje kimike të rrezikshme në portin e qytetit. Trageti i linjës Brindisi-Vlorë u tha se po transportonte lëndë të dyshuar si amiant, por hetimet në fakt vijuan punën për të përcaktuar natyrën e kimikateve që u gjendën në bordin e mjetit lundrues. Në pranga ranë disa persona. Ata u hetuan për veprat penale kontrabandë me mallra të ndaluar ose të kufizuar ndërsa Policia tha se dyshonte se ky është një rrjet i trafikut të mbetjeve toksike dhe lëndës kancerogjene amiant, të cilat nga Italia do të groposeshin në qytetin e Vlorës.
Skema u zbulua me bllokimin në portin e Vlorës brenda një trageti të ardhur nga Brindisi, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe për mjedisin, të ndaluara me ligj në Shqipëri, mes të cilave edhe amianti, fibra natyrale, ndër shkaktarët kryesore të sëmundjeve kancerogjene. Burimet policore thanë se kjo nuk ka qenë rruga e parë me mbetje të tilla. Lëndët e rrezikshme silleshin në Shqipëri përmes një firme pastrimi, “Delfini 1”, e cila rregullonte të gjitha dokumentacionet, duke i kamufluar mbetjet toksike sikur të ishin produkte kimike pastrimi.