Balla nga Durrësi: Ndalimi i rrjeteve sociale për moshat nën 16 vjeç më duket ide e mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla mbështet idenë e ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale nga personat nën 16-vjeç.

I pyetur  lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Durrës ku Bedrie Loka nëna e katër fëmijëve që dhunohej nga bashkëshorti i dha fund jetës pas bullizimeve në rrjete sociale, Balla u shpreh: “Edhe kjo çështje dhe kjo ngjarje ka qenë pjesë e trajtimit të analizës sonë. Ju e dini që për rastin në fjalë, Policia e ka bërë detyrën e vetë, ka bërë referimin në prokurori. Ky është një diskutim që nuk do të kthehet më mbrapsht dhe nuk do të lihet më në sirtar”.

Ministri i Brendshëm tha se ndalimi i përdorimit të tyre nga moshat 16-vjeç e poshtë, siç ka bërë së fundmi shteti i Floridas në SHBA, është një ide e mirë.

“Bën pjesë në prioritetet e mia, sa i përket mbrojtjes së jetës private të qytetarëve. Sa i takon mbrojtjes kryesisht të fëmijëve dhe të rinjve nga fenomene si bullizmi, por bullizmi nuk po njeh moshë. Jam njohur sot me një iniciativë të ndërmarrë nga një prej shteteve të SHBA, në Florida, për të vënë kufizime në përdorimin e rrjeteve sociale, pra për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 16 vjeç. Mendoj që është një ide e mirë. Qytetarët të referojnë çdo problem me rrjetet sociale në polici. Në Durrës ne kemi një seksion të posaçëm”, shtoi Balla.

“E vërteta është që ne i ndjekim dhe kemi pasur raste të suksesshme të bllokimit të faqeve nga vjen sulmi, por shkojmë përtej në bashkëpunim me prokurorinë. Këtu dua të nxis prokurorët të jenë më bashkëpunues”, tha më tej ministri.

Në një deklaratë për mediat pasi mori pjesë në analizën vjetore të Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit ministri ka folur për rezultatet e arritura në 2023 dhe për sfidat në vijim.

“Drejtoria e Durrësit dhe ajo e kufirit janë të rëndësishme. Gjatë 2023 kemi pasur rezultate të mira kryesisht në parandalimin e ngjarjeve kriminale por mos harroni se kemi pasur edhe ngjarje kriminale njëra prej të cilave është në punë e sipër duke u hetuar nga policia dhe shpresoj që të shkojmë drejt rezultateve për të vënë para përgjegjësisë personat përgjegjës. Duhet të kuptojmë që Durrësi është kryeqendër edhe e turizmit dhe vëmendja jonë është shumë e madhe. Po planifikojmë që përgjatë sezonit të ri turistik të kemi edhe mbështetjen e forcës kombëtare të sigurisë për të garantuar një sezon turistik të suksesshëm”.

Lexo edhe :  Protesta e opozitës, Veliaj: Më i vendosur se kurrë, për ta çuar Tiranën përpara

Balla tha se, qarkullimi rrugor mbetet një prej sfidave.

“Qarkullimi rrugor mbetet një nga sfidat tonë, shqetësimi im mbetet adresimi i shkeljeve rrugore. U bëj thirrje përdoruesve të rrugës, të reflektojnë për një respektim dhe më të madh të rregullave të qarkullimit rrugor. Edhe këmbësorët duhet të reflektojnë për një respektim më të madh të rregullave të qarkullimit rrugor. Procesi i vetëpastrimit të policisë së shtetit ka qenë pjesë e diskutimit tonë. Besoj se kam qenë i qartë me të gjithë që në punë  e tyre duhet të orientohen vetëm nga ligji”.

I pyetur për luftën ndaj armëmbajtjes pa leje, Balla tha se, “Durrësi kishte një performancë më të mirë krahasuar me mesataren kombëtare, të rasteve të personave të arrestuar në flagrancë me armëmbajtje pa leje. Unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them, armëmbajtja pa leje është shprehja më kuptimplotë e arrogancës ndaj ligjit dhe ndaj shtetit dhe ndaj qytetarit”.

Prandaj, shtoi ai, “na duhet të bëjmë gjithçka dhe këtu kërkoj edhe mirëkuptimin e qytetarëve, të cilët ankohen nga kontrollet e vazhdueshme të Policisë, se kjo bëhet për t’i dhënë fund një historie tashmë gati 30-vjeçare të kësaj shprehje të arrogancës dhe ne do të vazhdojmë të ushtrojmë kontrolle sa të kemi mundësi”.

“Dy operacionet kombëtare qoftë “Sundimi i Ligjit” qoftë “Tempulli” kanë dhënë rezultatet e tyre, por do të vazhdojmë të gjejmë edhe mënyra të tjera dhe ndërkohë që i nxis qytetarët që të bashkëpunojnë, që qytetarët vetë të dorëzojnë armë, të cilat kanë mbetur që nga viti i mbrapsht 1997 në mënyrë që t’i shkojmë deri në fund këtij shqetësimi që unë me të drejtë e ngrita”, u shpreh Balla./e.t

Të fundit

Lifestyle Efektet pozitive që ka kafeja për shëndetin tonë

Shpeshherë pyesim veten nëse konsumimi i kafesë është i mirë apo i dëmshëm për shëndetin tonë. Vitet e fundit janë...

Kur do të ulen çmimet e apartamenteve? BSH: Vrulli i shtrenjtimeve ka ndalur!

Vrulli i rritjes së çmimeve të apartamenteve ndali mes-vitin e shkuar. Banka e Shqipërisë raporton se madje se në gjashtëmujorin e dytë të 2023-shit...

Çmimi i energjisë për furrat e bukës, më 7 maj nis verifikimi

Furrat e bukës dhe pastiçeritë për rreth 2 javë, përkatësisht nga data 7 deri më 20 Maj do të plotësojnë formularin e shpërndarë nga...

Egla në gjendje jo të mirë shëndetësore, a do të braktisë shtëpinë e BBV?

Ditën e sotme, banorja e "Big Brother Vip" Egla Ceno nuk është ndjerë mirë dhe ka marrë serum brenda shtëpisë. Në shtëpinë e BBV ka...

Sulmet nga qeveria dhe partitë politike, gazetarët paralajmërojnë protestë para Kuvendit

Gazetarët kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë ditën e nesërme një protestë paqësore përpara Kuvendit. Në njoftimin e shpërndarë, në rrjetin social Facebook nga gazetari...

Lajme të tjera

Web TV