Shqipëria rekord turistësh edhe në vjeshtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria vijon të shënojë rekorde për numrin e turistëve edhe gjatë sezonit të vjeshtës. Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga ministria e Turizmit, vetëm gjatë muajit tetor kanë hyrë 691 mijë turistë.

Kjo shifër përbën 89 përqind më shumë se sa tetorin e kaluar. Gjatë 10 muajve është regjistruar një rritje prej 38 përqind të numrit të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri për të kaluar pushimet verore në bregdet shqiptar apo në zonat malore.

Ministria e Kulturës bën të ditur se nga janari në tetor kanë hyrë 8,98 milionë turistë, ose 32 përqind më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ndikim të madh për tërheqjen e sa më shumë turistëve ka pasur promovimi i bërë në mediat ndërkombëtare të Shqipërisë, që e kanë krahasuar si Karabaibet e Ballkanit, apo Perla e Fshehur e Mesdheut.

Jo vetëm klima dhe çmimet e favorshme, por edhe kulinaria e pasuria kanë ndikuar që të huajt të eksplorojnë vendin tonë. Ndërsa Tirana është kthyer në një destinacioni të mirëfilltë turistik.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro shprehet se dëshmi jo më e strategjive, por e një realiteti të një turizmi të qëndrueshëm dhe mikpritjes shqiptare që po kthehet në ekonomi.

Në publikimin e fundit të Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO) të barometrit të turizmit botëror, Shqipëria renditet në vendin e tretë në botë  dhe të parin në Evropë për rritjen e flukseve të vizitorëve të huaj (+56%) për muajt janar-korrik 2023.

Edhe gjiganti i udhëtimeve “National Geographic” e ka renditur Shqipërinë ndër vendet 30 vendet e botës që duhen vizituar në vitin 2024./   S.M

Të fundit

Çim Peka “harron” Ramën, e gjen problemin te Linda Rama: E shkëputur nga realiteti

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, si rrallë më parë, ka dhënë një intervistë për revistën “NEWSBOMB” ku...

Detajet nga ngjarja në Maliq: 14-vjeçari po mbrohej, autori e ndoqi me thikë në dorë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo më 14 Gusht në Pirg të Maliqit. Adoleshenti u qëllua me...

Pse Putin do ta takojë kurrë Zelenskyn (analizë)

Marrëveshja e të hënës në Shtëpinë e Bardhë mbi hapin tjetër – një takim dypalësh midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr...

SPAK: 140 deputetët e rinj janë të pastër, asnjëri nuk është nën hetim

Politikanët mund të rrinë të qetë edhe për disa kohë nga SPAK-u. Të paktën ata që nuk ëndërrojnë të bëhen ministra. Një lajm i...

Igli Tare gjen sulmuesin e shumëkërkuar! Kushton 40 mln euro

Milani ka hedhur sytë nga Victor Boniface, sulmuesi i Bayer Leverkusen. Pas kërkimeve për të gjetur një qendërsulmues për projektin e ri, drejtuesit kuqezinj...

Lajme të tjera

Web TV