‘Nga kushërinj në konkurent biznesi/ Kush janë dy liderët e industrisë kompjuterike?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy nga njerzit më të fuqishëm të industrisë kompjuterike Jensen Huang dhe Lisa Su kanë shumë të përbashkëta.

Shefi i Nvidia( lider botëror në inteligjencën artificiale kompjuterike) dhe AMD( prodhuesi gjigand i procesorëve kompjuterik dhe jo vetëm) nuk kanë vetëm të përbashkët që janë dy nga njerzit më të fuqishëm të kësaj industrie por vijnë edhe nga e njëjta familje.

Lidhja u pranua për herë të parë nga Su në vitin 2020. Të dy nuk u rritën së bashku, gjë që mund ta bëjë më të lehtë duke pasur parasysh se ata tani konkurrojnë kundër njëri-tjetrit në krye të një prej sektorëve më të ndjekur në botë.

E tyre është një histori e përbashkët familjare me rrënjë në Tajvan, një ishull i kapur gjithnjë e më shumë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, ndërsa dy kombet luftojnë për epërsi në teknologjinë e lartë.

Në termat perëndimor, ata janë kushërinjë të parë, gjë që i referohet kushërinjve të ndarë nga një brez, sipas CNN. Për të qenë i saktë, Su është mbesa e xhaxhait të Huang-ut, tha një gazetare, i cili përshkroi identifikimin e marrëdhënies së tyre duke hulumtuar të dhënat publike, prerjet e gazetave dhe librat vjetorë, si dhe duke intervistuar një anëtar të ngushtë të familjes së Huang.

Tani, të dy drejtuesit janë të vendosur në Santa Klara, Kaliforni, me selinë e tyre përkatëse vetëm 5 minuta larg me makinë. Kompanitë e tyre u shesin harduer dhe softuer kompanive kryesore të teknologjisë në botë, në një industri që pritet të arrijë vlerën e 1 trilion dollarëve deri në vitin 2030.

Në raportin e saj më të fundit vjetor, AMD emëroi Nvidia si konkurrentin kryesor në dy nga katër linjat kryesore të biznesit: lojërat dhe bazën e të dhënave. Firmat dikur njiheshin më së miri nga lojtarët për shitjen e GPU-ve – njësitë e përpunimit grafik – që shfaqin pamjet vizuale në lojërat video, duke i ndihmuar ata të marrin kenë një pamje realistike.

Lexo edhe :  Ja pse Michelle Obama nuk do të jetë në ceremoninë e betimit të Trump më 20 janar

Ndërsa të dy ende konkurrojnë, GPU-të e tyre tani po përdoren gjithashtu për të fuqizuar AI, teknologjinë që mbështet sistemet e reja të njohura si ChatGPT.  AMD tha të martën duke raportuar fitimet se pret që kartat grafike të prodhuara pritet të sjellin më shumë se 2 miliardë dollarë të ardhura në vitin 2024 dhe se seria MI300 parashikohej të bëhej “produkti më i shpejtë për t’u rritur në 1 miliard dollarë në shitje në historinë e AMD”. Parashikimet e forta çuan stokun e AMD deri në gati 10% të nesërmen./E.T

Të fundit

Pas pengjeve izraelite, vazhdon lirimi i të burgosurve palestinezë

Tri pengjet izraelite të mbajtur nga Hamasi në Gaza pas marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar me Izraelin tashmë janë...

Harry dhe Meghan dhe dështimi i podcastit!/ Këngëtaret që refuzuan të shfaqeshin në të

Sipërmarrja e dështuar e podkastit të Princit Harry dhe Meghan Markle u pengua pjesërisht nga të famshëm si Taylor Swift dhe Beyonce që refuzuan...

KQZ apel qytetarëve: Nëse kërkesa për regjistrim ju është refuzuar, mund të riaplikoni

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndau sot disa prej pyetjeve më të shpeshta që bëjnë qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë dhe që duan të regjistrohen...

Kristian Prenga hedh në tapet amerikanin Torres pas 2 raundeve, kampion në peshat e rënda

Philadelphia, SHBA - Boksieri shqiptar Kristian Prenga është fituesi i titullit "World Heavyweight Title" për peshat e rënda. Mirditori nuk e pati të vështirë kundër amerikanit Juan...

Trump nxiton për shpëtimin e TikTok/ Rrjeti rikthehet në funksion në SHBA

‘TikTok-u’ njoftoi të dielën se po rikthehej në funksion pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se do të rikthente qasjen në këtë aplikacion...

Lajme të tjera

Web TV