Elsa Lila, fituese e paracaktuar?! Dy këngëtaret e njohura tërhiqen nga gara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Festivali i fundvitit është pragë fillimit .Edhe pse  Tashmë janë bërë publikë edhe emrat e artistëve që do të këndojnë ‘live’ netët e spektaklit, ku shumë i përfolur ka qenë edhe emri i Elsa Lilës, si një nga pretendentet për ta fituar këtë kompeticion e për të çuar Shqipërinë në Eurosong vitin e ardhshëm.

Dy këngëtaret Kejsi Tola dhe Samanta Karavella janë tërhequr nga gara në Festivalin e Këngës 62.

Në shorteun e hedhur nga festivali për renditjen e këngëtareve, ato nuk u përmendën. Samanta e konfirmoi lajmin, por pa dhënë arsyen që e çuan drejt këtij vendimi. Ato janë zëvendësuar nga “Peter Pan Quartet” me këngën “Edhe një herë” dhe Irma Lepuri me “Më prit”.
Festivali i këngës do të mbahet nga datat 19-22 dhjetor 2023. Votimi do të jetë i njëjtë me vitin e kaluar.

Publiku do të vendosë përmes televotimit se kush do e përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024 si çmim special dhe juria do të përzgjedhë fituesin e festivalit dhe çmimet tjera. Në komente në rrjetet sociale, komentuesit kanë shkruar se arsyeja e kësaj tërheqjeje është pikërisht fituesi i paracaktuar.

Megjithatë, vetë dy protagonistet nuk kanë pranuar të zbulojnë detaje, e aq më pak të komentojnë thashethemet që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Zbulohet se vendimi surprizë i organizatorëve të Festivalit të Këngës në RTSH, se kujt do t’ia besojnë një pjesë të moderimit të eventit gjigant, ajo është deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi.

Kjo është një përgjegjësi për këtë të fundit, e cila ka vendosur ta marrë përsipër e ta përballojë me sukses.

“Është një sfidë e madhe për mua, por më pëlqejnë sfidat. Mezi po pres që të fillojë festivali dhe të kënaqemi me këngët që i keni përzgjedhur.

Lexo edhe :  Një romancë e re në horizont?/ Ish-banorja e BBV 4 e zbulon për herë të parë

Suksese të gjithëve dhe uroj që të kënaqemi bashkë”, – u shpreh aktorja, e cila shtoi se “do të jem një prezantuese e re, që për herë të parë në jetën time marr pjesë në këtë event”.

Ekipi që do të realizojë festivalin e këtij viti përbëhet nga Bojken Lako, drejtori artistik, Enkel Demi si skenarist, kantautori Elton Deda, regjisori Pali Kuke.

Më herët edhe Almeda Abazi është përfolur si një nga moderatoret e mundshme të këtij formati, por duket se bukuroshja nuk do të ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve, duke u tërhequr nga bisedimet për të qenë ajo figura kryesore e këtij spektakli./   S.M

Të fundit

Policia nuk njeh Leonardo DiCaprion në Ibiza

Aktori amerikan Leonardo DiCaprio u përball me një moment të sikletshëm në Ibiza teksa policia nuk e njohu dhe...

Ministria e Mbrojtjes thirrje banorëve: Evakuohuni!

Prej ditësh Shqipëria po përballet me një situatë të pazakontë të zjarreve. Sipas raportimeve të fundit, 37 vatra zjarri janë aktive ku situata në...

Takimi i Alaskës, Zelensky: Putin po luan blofin

Ka përfunduar telefonata midis kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe liderëve të Europës. Në përfundim të saj, Kancelari gjerman, Friedreich Merz ka...

Rashford rrëfen emocionet e para te Barça: Sfida ime e madhe

Marcus Rashford (27 vjeç) dëshiron të përfitojë sa më shumë nga huazimi te Barcelona për ta rilindur karrierën e tij, pas disa viteve të...

Shtëpia e Bardhë kërcënon të pastrehët me burgim

Me urdhër të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, trupat e Gardës Kombëtare kanë zënë pozicione në Uashington. Sipas Pentagonit, Trump ka mobilizuar gjithsej rreth...

Lajme të tjera

Web TV