Pas “Ciaran”, “Domingos” do godasë Europën jugperëndimore dhe Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas stuhisë “Ciaran”, një tjetër stuhi do të kaplojë Europën jugperëndimore e cila po vjen nga Atlantiku.

“Domingos” tashmë po shkakton erëra të forta dhe dallgë të larta në Francë, Spanjë dhe Portugali.

Në Francë, një alarm portokalli është vendosur përgjatë bregut të Atlantikut, dhe gjithashtu në Pas-de-Calais, për shkak të erërave që arritën deri në 150 km/h të shtunën në mbrëmje.

Domingos vjen pas Ciaran, stuhi jashtëzakonisht e fortë, e cili ende nuk është qetësuar plotësisht. Duke u endur në Detin e Veriut, stuhia ka prekur motin në të gjithë kontinentin, me numrin e të vdekurve që u rrit në 19 të shtunën.

Ciaran solli reshje rekord në Itali, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në disa provinca të Toskanës, ndërsa probleme të shumta shkaktoi edhe në Shqipëri./   S.M

Të fundit

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama thirrje për komentatorët: Bëni durim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me vijimin e aksionit për lirimin e hapësirave...

Tabaku: Reforma në politikën tatimore është e domosdoshme, përndryshe fshati do të vdesë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka shprehur shqetësimet e saj për situatën në bujqësinë shqiptare, duke e cilësuar rritjen e TVSH-së në 20% si një...

Detektivët sekretë të picës napolitane: Si e ruan Italia “sekretin” e një recete botërore

Nëse ka një ushqim që bashkon botën, ajo është pica. Por ndërsa versione të saj lulëzojnë në çdo cep të globit, nga Koreja në...

Berisha shfrenon fantazinë: Ministri i Jashtëm kërcënon vëzhguesit ndërkombëtarë

Kreu i PD Sali Berisha e ka shfrenuar sot fantazinë, duke u shprehur se ministri i Jashtëm ka kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtarë të ndryshojnë raportin...

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, reagon për herë të parë Mickoski: Nuk i vura re

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, tha se dënon thirrjet nacionaliste dhe ksenofobe kundër shqiptarëve gjatë një ndeshjeje të zhvilluar në Kumanovë. Në fundjavë, gjatë ndeshjes mes...

Lajme të tjera

Web TV