“Votat vidhen!”/ Berisha me të rinjtë: Shqiptarët ikin sepse nuk ndërrojnë dot pushtetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e Forumit Rinor, u shpreh se shqiptarët ikin nga atdheu pasi nuk e pushtetin nuk e ndërrojnë dot me votë, sepse vota e tyre diktohet nga krimi dhe vota e tyre shndërrohet në krim.

Pjesë nga deklarta e Berishës: 

Tani, çfarë ndodhi?

Nga viti 2013 gjer më sot, në 10 vite, nga Shqipëria sipas statistikave të Eurostat, u larguan në vendet e BE, 1.1 milionë shqiptarë, 80 përqind e tyre të rinj.

80 përqind e tyre nën moshën 40 vjeç.

Të ndalemi pak së bashku.

Të supozojmë për një moment se kyu vend ishte i pushtuar nga një pushtues i huaj. Dhe të mendojmë se gjatë këtij pushtimi, u larguan nga Shqipëria, 34 përqind e popullatës.

A meritonte ky pushtues mallkim dhe urrejtje më të madhe për këtë që u bëri shqiptarëve?

Këtë nuk ua bëri një pushtues shqiptarëve, këtë ua bëri një njeri.

Si e realizoi atë?

E patë! Nëse nuk i lë njerëzit të votojnë të lirë, ti u vret shpresën atyre. Në çdo vend, qeveria ka plus-minuset e saj, por në 4 vjet, qytetarët marrin vendimin e tyre.

Kurse këtu, ajo bandë që patë, ka dhjetëra vrasje të regjistruara. Ndonjëri që ishte aty, ka vrarë të fejuarën 15-vjeçare në gjumë.

Dhe kjo nuk ka ndodhur para 30 vitesh apo 20 vitesh, kjo ka ndodhur para pak vitesh.

Ai vrasës ishte këtu. Një prokuror e arrestoi atë, e solli në Tiranë. E kishte SKAP-i i partisë.

Dhe SKAP-i i partisë pasi mori 1 milion, 2 milionë para droge prej tij, nuk janë organizatë ata, do shkojnë në Shkodër. Në Shkodër ai u lirua, ndaj dhe bënte ligjin në qendrat e votimit.

Lexo edhe :  Trump bën gafë: Solla paqen mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

Autokolona e asaj bande, me 6 vetura të blinduara, e shoqëruar nga policia, bënte në darkë mbledhje me ministren.

Ja pse ikin shqiptarët, sepse pushtetin nuk e ndërrojnë dot me votë, sepse vota e tyre diktohet nga krimi dhe vota e tyre shndërrohet në krim.

Erdhi në pushtet përfaqësuesi i tyre, çfarë bëjnë tani? Janë vërsulur me tërbimin më të madh mbi Shkodër, të shpërblehen me pallate, të shpërblehen me resorte.

Pra, të kthehemi pas në vitet 90. Një studiues, ndër më të mëdhenjtë e kohës, Samulen Huntigton, thotë se midis të gjithë diktaturave, më e keqja, më e kobshmja është diktatura e bandave, është mobokracia.

Është kjo që përjeton sot Shqipëria.

Shikoni, ata kanë shëtitur gjithë ditën në Shkodër, por këta kanë guxuar me dhanë kamerat. Të tjerë nuk kanë guxuar.

E tillë ka qenë situata në Durrës. I kanë sjellë nga Dubai vrasësit. E tillë në Elbasan, e tillë në Korçë.

Në diktaturën komuniste, terrorin e ushtronte policia sekrete, në narkodiktaturë ose mobokraci, terrorin e ushtrojnë ata që kanë bërë me dhjetëra vrasje, që bëjnë mbledhje me ministra në darkë dhe dalin pastaj ushtrojnë atë terror mbi qytetarët./    S.M

Të fundit

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë...

Vatër e re zjarri në Fushë-Arrëz, bashkia kërkon ndihmë nga ajri

Një vatër tjetër zjarri është shfaqur në Fushë-Arrëz, por këtë herë në pyjet pranë fshatit Kryezi në Podinat. Flakët po favorizohen nga era e fortë...

Kriminalizimi i gjestit politik është një gabim fatal

Mark Borkowski Ndërkohë që duartrokasim sufraxhetet dhe figura si Peter Tatchell, Britania po humbet të drejtën për të protestuar. Duhet t’i bëjmë vetes pyetjen: si do...

Asllani huazohet tek Torino, Interi i gjen pasuesin në Francë

Interi ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Kristjan Asllanit, i cili sapo është transferuar tek Torino. Klubi zikaltër po synon transferimin e Andy Diouf, mesfushorin...

Video abuzimi seksual me fëmijë, nis gjyqi ndaj ish-ministrit danez

Ish-deputeti dhe ministri Henrik Sass Larsen akuzohet për posedim të skedarëve fotografikë dhe video që përmbajnë materiale abuzimi seksual me fëmijë. Ndaj tij filloi...

Lajme të tjera

Web TV