Ndërron jetë një 52-vjeçare nga koronavirusi, ishte shtruar te Infektivi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një paciente 52-vjeçare nga Vlora ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme si pasojë e koronavirusit.

Ajo ishte shtruar te Infektivi prej katër ditësh në QSUT. Por dy ditët e fundit gjendja e saj ishte përkeqësuar dhe po trajtohej në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, pacientja e cila vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.

52-vjeçarja është viktima e 9 që ka shkaktuar COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë ndërsa i ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerës, ka apeluar ndaj qytetarëve që të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social.

Ministria iu ka bërë thirrje gjithashtu qytetarëve që të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se paraqesin simptoma të koronavirusit.

Të fundit

Pas Shkodrës konfirmohet sëmundja e murtajës në Dibër!/ Përgjigjet e analizave, pozitive

Konfirmohet rasti i dytë i murtajës së ruminanteve të vegjël në njësinë administrative Martanesh, bashkia Bulqizë. Lajmi u bë i...

Jet Ski, gomone e skafe, bllokohen 41 mjete lundruese në jug të vendit

Policia Kufitare ka bllokuar 41 mjete lundruese gjatë ditëve të fundit, kryesisht në jug të vendit. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se mjetet...

Flamingot folezojnë në Nartë! Kolonia e rrezikuar nga pakujdesia njerëzore

Folezimi i flamingove në Lagunën e Nartës, dukuri e shfaqur për herë të parë këtë vit, shihet nga ekspertët si një moment shumë i...

Berisha para agjentit të BKH-së, militantët e PD ‘rrethojnë’SPAK, çfarë pritet të ndodhë

Një padi e Irena Gjokës, gjyqtares së GJKKO-së ndaj Argita Malltezit (Berisha) vajzës së ish-Kryeministrit Sali Berisha, pritet të vendosë para agjentit të BKH-së...

1942/ Masakra e Lidicës, një nga krimet më mizore të nazistëve ndaj civilëve

Çfarë ishte masakra e Lidicës? Masakra e Lidicës ndodhi më 10 qershor 1942 në fshatin Lidice të Çekosllovakisë (sot në Republikën Çeke). Ajo u krye...

Lajme të tjera

Web TV