Marrëveshja për emigrantët, Meloni flet për mediat italiane dhe zbardh prapaskenat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja italiane, Georgia Meloni ka dhënë detaje të reja rreth marrëveshjes së nënshkruar një ditë më parë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për emigrantët.

Për mediat italiane, Meloni ka thënë se marrëveshja do të forcojë partneritetin strategjik mes dy vendeve ndërsa ka zbuluar edhe tre objektivat kryesore.

“Të luftojë trafikimin e qenieve njerëzore, të parandalojë flukset e parregullta migratore dhe të mirëpresë në Evropë vetëm ata që kanë vërtet të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare. Shqipëria do t’i japë Italisë mundësinë për të përdorur disa zona në territorin shqiptar, përkatësisht portin e Shëngjinit dhe zonën e Gjadrit.”

Kryeministrja italiane ka bërë të ditur se marrëveshja përfshinë të gjithë emigrantët që shpëtohen në det, përjashtuar të miturit, gratë shtatëzëna dhe personat vulnerabël.

Numri i emigrantëve që mund të futen në shqipëri brenda një viti do të shkojë në 36 mijë.

Georgia Meloni ka sugjeruar gjthashtu se marrëveshja mund të merret si shembull bashkëpunimi mes vendeve të BE dhe vendeve jo anëtare për çështjet e emigracionit.

“Këtë marrëveshje e konsideroj si një marrëveshje me një frymë të madhe europiane, me të cilën Shqipëria konfirmohet jo vetëm si një komb mik i Italisë, por edhe një komb mik i Bashkimit Europian. Dhe është domethënëse të nënvizojmë se si Tirana, pavarësisht se nuk është ende pjesë e BE-së, në fakt po sillet sikur të ishte tashmë, duke bërë zgjedhje në përputhje të përkryer me ato parime të solidaritetit dhe bashkëpunimit në bazë të familjes europiane.”

Kryeministrja e Italisë ka konfirmuar se ideja e marrëveshjes për emigrantët e paligjshëm lindi gjatë vizitës së saj në vendin tonë në muajn gusht./E.T

Të fundit

Përkujtohet 115-vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Sot përkujtohet 115 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, shenjtores shqiptare që me jetën dhe veprën e saj frymëzoi...

Katari akuzon Izraelin!

Një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit është "në tryezë", thotë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit, por sipas tij, "nëse Izraeli dëshiron...

Trump i anulon vizën ministrit brazilian të Drejtësisë

Një krizë e re diplomatike ka shpërthyer mes Brazilit dhe SHBA-ve pasi presidenti Luiz Inácio Lula da Silva deklaroi se ministrit të Drejtësisë, Ricardo...

Flogert Muça: Lapaj po kërkon mëshirë nga Rama

Adriatik Lapaj ka ditur gjithmonë të shfaqet si njeriu i betejave morale, si tribuni i ri që do t’i tregonte Shqipërisë se politika nuk...

Ancelotti përplaset me Barcelonën për listën e Brazilit

Brazili ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për dy sfidat e radhës eliminatore për Kupën e Botës 2026, por "Selecao" e ka siguruar...

Lajme të tjera

Web TV