Ngërçet tek gishtërinjtë, arsyet përse shfaqen dhe si t’i trajtoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngërçet ndodhin kur një nga muskujt tuaj tkurret papritur dhe dhimbja mund të zgjasë nga disa sekonda deri në disa minuta.

Shumë prej nesh kanë përjetuar ngërçe tek mujskujt e këmbëve, por kur ato ndodhin tek gishtërinjtë, mund të jenë tepër të dhimbshme. Në përgjithësi ngërçet largohen vetë, por pse ndodhin dhe se çfarë mund të bëni për të lehtësuar dhimbjen, AgroWeb.org ju fton të njiheni më poshtë.
Mund të vijë nga kontraktimi i muskujve të këmbës

Kur dikush përjeton ngërç në gisht, kjo mund të jetë si pasojë e kontraktimeve të muskujve që lëvizin këmbën dhe gishtërinjtë. Shkencëtarët ende nuk janë plotësisht të sigurt se çfarë i shkakton këto ngërçe, por ata kanë disa ide.

Dehidratimi
Një nga shkaqet më të zakonshme të ngërçeve të gishtërinjve është dehidratimi. Një gotë ujë mund të jetë pikërisht ajo që ju nevojitet.
Megjithatë disa kërkime sugjerojnë se disa raste mund të lidhen me hidratimin e tepërt.

Mungesa e lëndëve ushqyesve
Mangësitë e lëndëve ushqyese si vitamina B, kaliumi, magnezi etj, mund të jenë shkaku që ngërçet shfaqen. Tendosja e muskujve ose sforcimi i tepërt. Tendosja e tepërt njihet gjerësisht si një nga shkaqet më të zakonshme të ngërçeve të muskujve. Disa studime fajësojnë stërvitjen intensive, por ka ende pyetje pse kjo prek disa njerëz dhe të tjerë jo.

Mungesa e stërvitjes
Qarkullimi jo i mirë i gjakut mendohet se shkakton ngërçe të muskujve dhe stërvitja e rregullt mund t’a përmirësojë atë.

Këpucë të papërshtatshme
Këpucët që janë shumë të ngushta, mund të mos lejojnë që gjaku juaj të qarkullojë siç duhet, duke shkaktuar kështu ngërçe tek gishtërinjtë. Gjithashtu nëse këmbët tuaja nuk mbështeten siç duhet në këpucë, kjo mund të bëjë që muskujt e këmbës të punojnë më shumë nga sa janë mësuar dhe të shkaktojnë ngërçe.

Lexo edhe :  Mjekët shpëtojnë jetën e nënës me diagnozë të rrallë/ Rast suksesi dhe me emocion

Problemet shëndetësore
Sëmundje të ndryshme shëndetësore si skleroza e shumëfishtë, sëmundja Parkinsonit, diabeti e shumë të tjera, janë shkaku i ngërçeve të gishtërinjve.

Shtatzënia
Dhimbjet e muskujve janë të zakonshme në shtatzëni dhe thuhet se rreth gjysma e njerëzve i përjetojnë ato gjatë shtatzanisë.

Si të lehtësoni dhimbjen nga ngërçet?
Dhimbjet e gishtërinjve kanë tendencë të qetësohen brenda pak minutash, por ka disa hapa që mund të ndërmerrni për t’i lehtësuar ato.
Masazhoni këmbën dhe gishtërinjtë tuaj
Provoni ta shtrini këmbën dhe të masazhoni me ngaladët muskujt e këmbës dhe gishtërinjtë tuaj.
Ju mund të masazhoni këmbën duke e rrotulluar atë butësisht mbi një objekt të rrumbullakët, si për shembull një top golfi.

Përdorni një kompresë të ngrohtë
Përdorimi i një komprese të nxehtë mund të ndihmojë në relaksimin e këmbës dhe lehtësimin e ngërçeve.

Hiqni këpucët
Nëse këpucët tuaja janë shumë të ngushta ose të parehatshme, hiqni menjëherë ato.

Provoni të ecni
Nëse keni qëndruar gjithë ditën ulur, ngrihuni dhe ecni për pak. Mund të jetë e dhimbshme të qëndroni në këmbë, por rrjedhja e gjakut mund të ndihmojë në lehtësimin e ngërçit./E.Ç

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV