Pse ndiheni të mërzitur gjatë ditëve me shi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shiu dhe mungesa e diellit mund të bëjnë që shumë njerëz të mos ndihen në formën e tyre më të mirë. Ata mund të përjetojnë ankth, depresion, mund të ndihen të pamotivuar dhe termi klinik për këtë gjendje është “Çrregullimi Afektiv Sezonal”, raporton “Psychology Today”.

“Është një gjendje që lidhet me nivelet më të ulëta të dritës, si dhe me ditët e tepërta me re”, shpjegoi Debra K. Burton, e cila është një këshilltare profesioniste dhe një terapiste familjare e licencuar.

Kjo gjendje njihet ndryshe si depresion dimëror dhe zakonisht nis që në muajin tetor ose nëntor dhe mund të zgjasë deri në muajin prill. Në përgjithësi, shoqërohet me ditët kur kohëzgjatja e diellit është më e shkurtër.

“Ajo që mendojmë se ndodh është se ajo ndikon në nivelin tonë të serotoninës, që është një neuro-transmetues që ndikon tek depresioni, si dhe melatonina, niveli i së cilës rritet gjatë natës kur jemi në gjumë”, tha Burton.

Ajo shtoi se nëse një person e ka përjetuar këtë gjendje gjatë dy viteve të fundit, atëherë ai duhet të shqetësohet dhe të bëjë një kontroll tek mjeku përkatës. Depresioni dimëror shfaqet zakonisht te gratë dhe midis moshës 15 deri në 55 vjeç./E.Ç

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV