Çmontohet banda e “Call Center-ave” në Tiranë (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka “çmontuar” dy Call Centera të cilët mashtronin gjatë natës shtetas nga disa kontinent që të investonin në tregje fiktive.

Operacioni u ndërmor pas hetimeve 6-mujore nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Në pranga kanë rënë 8 persona, bashkëpronarë dhe punëtorë në 2 subjektet call center, të cilët dyshohet se i pastronin të ardhurat e përfituara nga mashtrimet, nëpërmjet bizneseve të tyre dhe të të afërmve.

Të dyja subjektet ekonomike dhe 75 punonjës të gjetur në to, rezultojnë të paregjistruara në organet tatimore.

Të arrestuar

Si rezultat i operacionit, u vunë në pranga shtetasit: E. S., 32 vjeç, banues në Tiranë, E. P., 28 vjeç, banues në Tiranë, M. S., 29 vjeç, banues në Tiranë, E. H., 23 vjeç, banues në Fushë Krujë, A. H., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, S. B., 35 vjeç, banues në Vlorë, F. H., 27 vjeçe, banuese në Tiranë dhe E. M., 26 vjeçe, banuese në Tiranë.

Hetimet

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, nëpërmjet 2 subjekteve ekonomike call center, të paregjistruara, në kryeqytet (me administrator shtetasin E. S. dhe me bashkëpronar shtetasin E. P.), mashtronin shtetas nga disa kontinente, kryesisht gjatë orëve të natës, që të investonin shuma të konsiderueshme parash, në tregje fiktive. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se të ardhurat që gjeneronin nga kjo veprimtari kriminale, këta shtetas i pastronin nëpërmjet bizneseve të tyre dhe të të afërmve.

Çfarë u sekuestrua

Nga kontrollet, në të dyja call centerat u gjetën 75 punonjës të paregjistruar, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13 500 euro, një automjet luksoz, prodhim i viteve të fundit, 75 laptopë, 25 kompjuterë, 35 celularë, 2 servera, 2 DVR dhe disa blloqe shënimesh, me emrat e shtetasve të mashtruar.

Lexo edhe :  Situata me zjarret/ Mbrojtja: Janë evidentuar 52 vatra zjarri. Shuhen 46 prej tyre

Vijojnë hetimet intensive për të identifikuar dhe për të arrestuar shtetasit e tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për të gjurmuar dhe për të sekuestruar asetet e përfituara në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./E.T

Të fundit

Nëndetëset që po dërgon Trump afër Rusisë, mund të mbajnë afërsisht 160 koka bërthamore

Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar që dy “nëndetëse bërthamore” t’i afrohen Rusisë, pa dhënë informacion për llojin e...

I martuar dhe me fëmijë/ Habit Laert Vasili: Vjen e më thotë që është i yti, perlë…

I ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ka qenë aktori i njohur dhe njëkohësisht finalisti i “Big Brother VIP Albania 4”,...

“Uji i ftohtë” mbulohet nga inertet, banorët: Mbetjet janë hedhur qëllimisht

Një prej simboleve historike të Vlorës, i cili prej dekadash ka funksionuar, po shkon drejt mbylljes totale të tij. Burimi i ujit tek tuneli...

Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet mund të anëtarësohet i pari në BE?

Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, bastin mendojnë se e fitojnë ata që...

Rama: Do çmontohen çdo ditë platformat dhe strukturat pa leje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike në qytete, duke theksuar se ndërhyrjet...

Lajme të tjera

Web TV