Buxheti 2024 për arsimin/ Manastirliu: Rritje page, cilësi dhe gjithëpërfshirje në arsim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka prezantuar në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, projektligjin “Për Buxhetin e Vitit 2024” për arsimin dhe sportin.

Manastirliu ka bërë me dije se projekt-buxheti i vitit 2024 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit parashikohet në vlerën 52 miliard e 223 milion lekë, me një shtesë fondi prej 5 miliard e 49 milion lekë ndaj buxhetit fillestar të vitit 2023, ose një rritje prej 10.7%.

“Ky është buxheti më i lartë historik për arsimin, i cili mbështet politikën e rritjes së pagave për mësuesit, rritjen e investimeve në infrastrukturën arsimore dhe atë digjitale në shkolla, zgjeron financimin për programet e arsimit të lartë, programet e ndërkombëtarizimit dhe kërkimit shkencor dhe siguron mbështetjen e studentëve.

Buxheti 2024 do të mbështesë sportin duke investuar në disiplinat sportive në shkolla, programet e masivizimit të sportit dhe sportit elitar”, – tha Ministrja Manastirliu.

Fondi i rritjes së pagave për mësuesit për vitin 2024 parashikohet në shumën 4 miliard lekë, duke projektuar buxhetin e MAS në shumën 56 miliardë e 223 milion lekë ose 9 miliard e 49 milion lekë më shumë se buxheti fillestar i vitit 2023

Ministrja tha se me buxhetin e 2024 do të ketë një rritje domethënëse të pagave për 30 mijë mësues, teksa tha se do të vijojë mbështetja e dedikuar për mësuesit ndihmës, punonjësit psiko-socialë dhe oficerët e sigursë në shkolla.

“Buxheti 2024 do të mbështesë rritjen e pagave mbi 30 mijë mësues në shërbim të rreth 300 mijë nxënësve që ndjekin arsimin publik dhe 1,700 mësuesve ndihmës, në mbështetje të fëmijëve me aftësi të veçanta, për rritjen e nivelit të tyre akademik, ndërkohë që është parashikuar që ky numër të shtohet me 100 punonjës të rinj. Gjithashtu do të garantohet mbështetje për 850 punonjës psiko-socialë dhe 220 punonjës oficerë sigurie në shkolla”, –tha Ministrja Manastirliu.

Lexo edhe :  Përmbyten sërish rrugët në Vlorë, uji mbulon katet e para të pallateve

Gjihashtu ajo theksoi se me buxhetin e ri, librat e shkollës do të jepen falas për 231 mijë nxënësit nga klasa e I – 9, si dhe për rreth 18 mijë nxënës nga shtresat sociale në nevojë që ndjekin arsimin e mesëm të lartë.

Buxheti 2024 do të sigurojë transportin falas gjatë vitit për mbi 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues. Buxheti 2024 do të mbështesë rreth 3,600 nxënës të arsimit parauniversitar nga shtresat sociale në nevojë.

Manastirliu tha se investimet do të vijojnë intesivisht në objekte shkollore dhe brenda ciklit të 2023-2024 do të përmbyllen investimet ne 30 shkolla të reja.

Me buxhetin 2024, sigurohet mbështetje për sportin shkollor, zgjerimin e ekipeve sportive dhe përfshirjen e mbi 10 mijë nxënësve në disiplinat e ndryshme sportive./   S.M

Të fundit

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi...

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje...

Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

Nazistët promovuan fushatën e parë kundër duhanit sepse ishin të shqetësuar për shëndetin dhe higjienën e arianëve. Në fakt, duke filluar nga vitet 1930, kanceri i mushkërive ,...

Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të...

Si ishte karta e identitetit të romakëve të lashtë?

Në Romën e lashtë, për të demonstruar se ishe qytetar romak , para së gjithash, duhej ta deklaroje në frazën rituale " Civis Romanus sum ". Ajo u shqiptua...

Lajme të tjera

Web TV