Reforma e pensioneve do rishikohet, synohet rritja e përfitimeve për ata që marrin më pak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reforma e skemës së pensioneve është në rishikim me qëllim që të gjendjet një qasje, e cila të sheshojë diferencat e indeksimit vjetor të pensioneve.

Lajmin e dha Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2024.

Mete tha se ndryshimet janë në fazën e konsultimit me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar dhe po marrin në konsiderate ndryshimet demografike dhe efektet që do krijojnë në ecurinë e numrit të kontribuuesve dhe përfituesve në vijim. Ministri tha se po punohet për një qasje që amortizon diferencat.

Burimet e Monitor, pohuan se po punohet për ndryshime kryesore që janë në fazën e konsultimit.

-Së pari po punohet për një formulë që të mundësojë rritjen e pensioneve të ulëta me një vlerë më të madhe se të atyre më të larta. Aktualisht indeksimi aplikohet në përqindje të inflacionit të pensionisteve.

Këtë vit u aplikua 8.6 %, por e përkthyer në vlerë përfitimi është shumë i vogël për pensionet e ulëta se ato të larta. Për shembull një pensionist në fshat që paguhet 10,000 lekë në muaj, mori rritje në tetor 2023 vetëm 860 lekë, ndërsa një pensionit paguhet me 30 mijë lekë në muaj përfitoi një shtesë 2,560 lekë ose tre herë më të lartë.

-E dyta kë të bëjë me ndërhyrjen në vendosjen e limiteve për përfitimet në skemat suplementare, pasi rritja e tyre me ritmet aktuale parashikohet të rëndojë më shumë skemën në afat të gjatë.

Psh në të ardhmen dalja në pension e punonjësve të sistemit të drejtësie mund t’i kushtojë skemës publike të pensioneve.

Aktualisht skema publike e pensioneve është nën presionin e rritjes së numrit të përfituesve për shkak se këtë dekadë del në pension brezi i bumit të lindjeve në vitet 1970, dhe nga ana tjetër numri i kontribuuesve do të maturohet prej rënies së grup -moshave të reja të popullsisë nga rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë.

Lexo edhe :  Mazhoranca "fal" gjobat për ndërtimet pa leje, opozita i kthehet: Farsë elektorale

Teksa pagat janë rritur në sektorin publik dhe privat, duke u bërë edhe shkak për rritjen e mëtejshëm të çmimet, të ardhurat e pensionistëve jo vetëm që nuk u rriten, por ato u bënë viktimat kryesorë të inflacionit.

Në vitin 2018 pensioni mesatar ishte sa 31 për qind e pagës mesatare bruto, ndërsa në 6 mujorin e parë 2023 ky raport arriti në 25%.

Përqindja e personave që nuk plotësojnë kriteret për pagesë të plotë po rritet me shpejtësi nga viti në vit. Në qershor 2023 pensionistët me pagesë të pjesshme përbënin 50% të totalit të pensioneve të pleqërisë nga 45% me 2021.

Ndërsa pensionet e reja që u lidhen me 2023 ishin 11% më të ulëta se pensioni mesatar. Pensionet e pleqërisë janë 50 % me të ulëta se mesatarja Rajonale. /Monitor/   S.M

Të fundit

Udhëheqësi rebel Ahmed al-Sharaa për BBC: Siria nuk është një kërcënim për botën

Udhëheqësi de fakto i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka thënë se vendi është i rraskapitur nga lufta dhe nuk është...

Eksperti i IT tregon se kush janë personazhet më të klikuar të vitit

Sot i ftuar në një emision televiziv ka qenë eksperti i IT, Tomi Kallanxhi. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me ecurinë...

“Ishte turp ta kërkonim në emisione”/ Gazetarja tregon bisedën me familjaren e këngëtares

Në një intervistë televizive, gazetarja Dasara Karaiskaj ka ndarë një bisedë të veçantë me vajzën e tezes së Parashqevi Simakut. Gazetarja tregoi se vajza e...

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian është “partneri i vetëm i besueshëm dhe i palëkundur” për vendet e Ballkanit Perëndimor, tha kryeministri belg Alexander De Croo në Bruksel...

Rihanna harron që është Rihanna përballë Mariah Carey/Momenti viral kur i kërkon autograf

Mariah Carey ka një numër të madh fansash në gjithë botën dhe mes tyre duket se bën pjesë edhe Rihanna. Gjatë një performance të...

Lajme të tjera

Web TV