Jetët paralele të Berishës brenda gjykatës dhe në tualetin e shtëpisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Sali Berisha pati sot një betejë në GJKOK lidhur me masën e tij të sigurisë. Së bashku me dhëndrin që ndërkohë është në burg, kërkuan shuarjen e masës së sigurisë që ka dhënë gjykata dhe ndërrimin e gjyqtares.

I humbën të dyja.

Një ditë më parë gjykata shpërndau dhe arsyetimin e vendimit për Sali Berishën dhe sorrollatjet e policisë nga kati I tretë në katë të katërt, herë duke takuar të bijën që u thotë është tek apartamenti tjetër, e herë duke takuar djalin që thotë babi është në banjë se është pa qejf.

 

Nuk dua të komentoj vendimin e gjykatës, por të jetuarit e Berishës në një jetë paralele, ku nga një anë shkon në gjykatë e ankimon vendime e nga ana tjetër sillet sikur nuk ka marrë njoftim për masën e sigurisë dhe akoma më shumë, kur bën sikur interpreton masën e sigurisë si antikushtetuese.

Sot në fakt ka vepruar drejtuar drejt dhe kjo është rruga që duhet të ndjek. Tani pas shkalës së parë ka apel, pastaj Gjykatë të Lart dhe më tej në Gjykatë Kushtetuese dhe Strasburg, ai mund ta sqaroj çështjen e kushtetutshmërisë së vendimit ndaj tij.

Këtë mund ta bëj dhe sikur masa e sigurisë ndaj tij të ndërroj dhe të ashpërsohet. Mund ta ketë si betejë morale nëse do verifikimin e kushtetutshmërisë në masën e parë të sigurisë.

Por procedura penale, është e mirë përcaktuar në këtë rast. Ndërkohë që Berisha mund të ankimojë masën e sigurisë, ai duhet të zbatojë çdo vendim që buron nga një gjykatë shqiptare dhe nuk mund ta bëj këtë duke u fshehur në banjë kur shkon policia.

Lexo edhe :  "Vdekje për shqiptarët", një thirrje për alarm

Dy pretendimet e Berishës rrëzojnë njëra tjetrën. Pretendimi I parë që masa e sigurisë është antikushtetuese rrëzon pretendimin e dytë që nuk ka marrë dijeni për masën e sigurisë, se nëse nuk do kishte marrë dijeni nga e di që është antikushtetuese.

Akti I sotëm në gjykatë, tregon se ai ka marrë njoftim dhe po përballet me gjykatën në këtë proces kështu që nuk ka nevojë të shkohet më ta kërkosh herë tek tualeti I gocës herë tek ai I djalit. Tani ndaj tij thjeshtë duhet zbatuar ligji si ndaj një të dënuari që nuk zbaton vendimin e gjykatës.

Ndërkohë ai e ka të gjithë të drejtën jo vetëm për masën e sigurisë por dhe për vendime te tjera që mund të merren ndaj të ankohet në çdo shkallë gjykate, por ndërkohë që vendimet ankimohen ato të mëparshmet zbatohen. Dhe Berisha është aktualisht sot me një vendim të pazbatuar gjykate.

Person në kërkim me fjalë të tjera./   S.M

Të fundit

Haga zgjat paraburgimin për Hashim Thaçin: Mund të pengojë procedurat

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vazhduar paraburgimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil...

Rriten çmimet e shërbimeve kadastrale, sa do të paguajnë qytetarët nga gushti 2025

Tashmë është fakt i kryer. Nga ky muaj qytetarët do të paguajnë më shumë për shërbimet që mbulon Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Këshilli i Ministrave...

Rrugët tona të periudhës së paqes, më të rrezikshme se të kohës së luftës

Nga Leonard Veizi Në mes të verës, ndërsa bregdeti gumëzhin nga zërat e pushuesve dhe qytetet mbushen me ritmin e jetës së përditshme, rrugët shqiptare...

Euro bie në nivelin më të ulët historik, me sa këmbehet monedha evropiane

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen rekorde të reja historike. Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane këmbehet...

PAMJE APOKALIPTIKE: Uji vërshon nga mali në fshatin indian, merr përpara gjithçka!

Katër persona kanë vdekur, dhjetëra të tjerë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja dhe nëntë personel ushtarak janë të zhdukur pasi një...

Lajme të tjera

Web TV