Tjetër aksident i rëndë pranë Kopshtit Zoologjik/ Raportohet për disa të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër aksident i rëndë raporothet se ka ndodhur pasditen e sotme pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë.

Nuk dihen ende rrethant e ngjarjes, teksa raportohet për disa të plagosur. Ndërkohë, si pasojë e ngjajres, në këtë aks është krijuar trafik i rënduar.

Kujtojmë se  një ditë më parë, në të njëjtin vend, ndërroi jetë 29-vjeçari Arjon Shanaj, student i akademisë së sigurisë, pasi u aksdientua me makinën e tij.

Shanaj po lëvizte me shpejtësi me makinën e tij “Minicuper” në autostradën nga Sauku në drejtim të digës së Liqenit. Më pas ai ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore.

Ai është përplasur fillimisht me pjesën metalike në të djathtë të rrugës, sapo nis ngjitja e mbikalimit dhe pastaj ka përfunduar deri te trafikndarësja, ku ka goditur një automjet tjetër që drejtohej nga Ylli Rama.

Ky i fundit mësohet se fillimisht është ndaluar për ndihmë mjekësore, pasi është gjetur në vendin e ngjarjes, por më pas është lënë i lirë, pasi nuk ishte i përfshirë në aksident. Ndërkohë i riu ka marrë plagë të rënda dhe ka humbur jetën në vendngjarje./  S.M

Të fundit

A ngjitet murtaja e bagëtive të imëta te njerëzit? Ministria e Bujqësisë sqaron qytetarët

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur sot se deri tani raportohen 4 vatra të murtajës në...

“Berisha e ktheu PD më keq se zhgënjimi i tij më i madh, Basha”

Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha e ktheu PD më keq se armiku dhe zhgënjimi i tij më i madh, Lulzim Basha. Në emisionin...

Nënë e bir mbyten në pishinë, kryetari i komunës: Na e keni vrarë zemrën…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Deçanit, ku një nënë e re dhe djali i saj kanë ndërruar jetë. Lajmin e hidhur...

“Partia Socialiste ishte më demokratike me Fatos Nanon, sesa me Ramën”

KRESHNIK SPAHIU - 12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila për juristin Kreshnik Spahiu është partia më e strukturuar...

Alimehmeti: Sistemi zgjedhor, kurth për garën brenda partisë

Ilir Alimehmeti i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi nën siglën e Partisë Demokratike, ka komentuar në emisionin "Real Story" sistemin zgjedhor. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV