Përse kemi frikë nga emigrantët?/ Kulluri: Shqetësuese në këtë marrëveshje është siguria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionit “Real Story” , sekretar për Marrëdhënie me Publikun në PD, Edvin Kulluri është shprehur skeptik për marrëveshjen për emigrantët me qeverinë italiane. Ai theksoi se ajo çfarë mbetet shqetësuese është çështja e sigurisë.

Ndërsa nga ana e tij eksperti Arben Meçe, u shpreh se nuk ka vend për shqetësim, duke shtuar se nuk kanë ardhur si terroristë në vendin tonë

Pjesë nga biseda në studio:

Kulluri: Që Italia dhe Turqia janë partnerë kryesor, nuk kemi dyshim. Partnerë strategjikë kemi vetëm SHBA-në, në kuptimin e dokumenteve strategjikë. Por kjo futja jonë pak pykë e kryeministrit brenda disa fuqive të mëdha europiane, më lë të kuptoj që është pak problem.

Meçe: Kujtojmë se këtë turizmi pati një shpërthim të madh. Ky lobim këtë vit ka qenë jashtëzakonisht i lartë dhe politikat shtetërore kanë qenë orientuesve. Duhet të kuptojmë se sa më pranë këtij komuniteti do të jemi do të na kthehet. Me turizmit ka pasur shumë fitime dhe kjo na kthehet sigurisht.

Kulluri: Ajo që më shqetëson është çështja e sigurisë. Ne me këtë nivel ligjzbatimi që kemi, me policinë e shtetit që kemi, me këtë nivel të krimit që kemi a mund të kem besim? Unë them që s’mund të kem besim.

Arben Meçe: Policia jep çdo ditë informacion për persona që kryejnë tranzint. Këto janë prezent sepse sado t’i luftosh janë të pashmangshëm. Mos kujtoni që këta njerëz që vijnë këtu kanë gjetur rrugë klandestine si terroristë po hyjnë këtu.

Këta juanë hallexhinj të gjithë. Kapacitetet e investimit në Shqipëri janë rritur në përmasa të tilla që kërkojnë njerëz. 5 mld investime kërkon fuqi punëtore për ta bërë.

Lexo edhe :  “Ma këpute shpirtin”, fjalët e babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali

Në ‘92 Greqinë e shpëtuan emigrantët shqiptarë, po edhe në Itali kemi emigrantët shqiptarë. Në tani po e kuptojmë. Anglia po ashtu që është mbushur me indianë, pakistanezë e të tjerë, s’e ka pasur problem./  S.M

Të fundit

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si...

Zbulohet plani i Rusisë për të goditur Japoninë

Analistët ushtarakë rusë kanë shqyrtuar mundësi të mundshme për sulme me raketa ndaj Japonisë, duke përdorur një fushatë të detajuar shumëfazore që synon neutralizimin...

6 të vdekur nga uria në Gaza në 24 orët e fundit

Gjashtë persona të tjerë kanë vdekur në Rripin e Gazës nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit, njoftoi të dielën ministria e...

Papa Leoni: Ne jemi me të rinjtë e Gazës dhe Ukrainës

Në përfundim të Meshës përmbyllëse të Jubileut të Rinisë, Papa Leoni kujtoi të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe të vendeve të tjera në luftë,...

Kush është Flodian Plaku? U kap me dy armë me vete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me RENEA-n dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar sot në Orikum një nga personat më të kërkuar të...

Lajme të tjera

Web TV