Fundi i botës? Lakuriqë të ngordhur bien nga qielli në Izrael, ja lidhja me “profecinë biblike”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa studime më herët sugjeruan se koronavirusi i ri ishte shkaktuar nga lakuriqët e natës, por kjo teori nuk është konfirmuar, media izraelite raportojnë se grumbuj lakuriqësh është parë të bien nga qielli të ngordhur dhe kjo mund të jetë vijë si jë ndëshkim për shfaqjen e sëmundjes globale ose si shenjë e diçkaje edhe më të llahtarshme.

Grumbuj me lakuriqë nate të ngordhur dhe pa shenja fizike u dalluan në Izrael, duke ngritur pyetje dhe frikë për omen e fundit të ditëve.

Fotografitë e krijesave të ngordhura, të shtrira në Parkun Gan Leumi në qytetin izraelit Ramat Gan u ndanë së pari nga Adi Moskowitz në Facebook, i cili kërkoi një shpjegim për fenomenin misterioz. Fotografitë dhe video të ngjashme u postuan dhe nga disa përdorues të tjerë në qytetet fqinje, sipas Breaking Israel News, të cilët e lidhin ngordhjen e lakuriqëve me një profeci biblike për fundin e njerëzimit.

“Unë do të heq njeri dhe kafshë; do të heq zogjtë e qiellit dhe peshqit e detit. Do të bëj që të pabesët të pengohen dhe unë do ta shkatërroj njerëzimin nga faqja e dheut – shpall Hashem”, thotë Zefhaniah në psalm 1: 3, e cila u përdor nga media izraelite për të shpjeguar fenomenin misterioz.

Disa të tjerë dhe ekspertë të teknologjisë kanë thënë se arsyeja e ngordhjes së lakuriqëve mund të ketë qenë ose fundjava jashtëzakonisht e ftohtë, ose nga instalimi i 5G, por këto teori kanë mbetur të pakonfirmuara, shkruan sott.net.

Për ca kohë tani, lakuriqët spekulohen se janë një arsye për pandeminë e vazhdueshme të koronavirusit që ka marrë jetë të më shumë se 25,000 njerëzve deri më tani. Edhe pse kjo nuk është konfirmuar nga shkencëtarët të cilët kanë argumentuar se virusi që qarkullon në lakuriq është ende shumë i ndryshëm nga ai që është parë në shpërthimin e njeriut, disa besimtarë thonë që murtaja e vdekjes së lakuriqëve mund të kishte ardhur si një ndëshkim nga Zoti për ndezjen kriza globale e shëndetit./ Fjala.al

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV