“Ardhja e emigrantëve rrit trafiqet”/ Pano: Shqipëria do të ripopullohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pastori Akil Pano është shprehur kundër marrëveshjes së firmosur nga kryeministri Edi Rama me qeverinë Italiane për të marrë emigrantë në vendin tonë.

Në emisionin “Opinion”, Pano tha se Rama nuk është konsultuar me asnjë person për këtë marrëveshje, duke treguar në këtë formë shenja të autoritarizmit.

Më tej, pastori theksoi se ardhja e emigrantëve në Shqipëri do të rrisë trafikun e qenieve njerëzore. Ai theksoi se pas largimit të qytetarëve nga vendi, po bëhen përpjekje që Shqipëria të ripopullohet nga emigrantët.

“Rezervat e mia lidhen te nocionet që lidhen brenda marrëveshjes, përpunim, kompostim vetëm fermentim nuk është përdorur. Nocione që përdoren për qeniet njerëzore. Si në kampet e internimit që kemi patur ne në kohën e komunizmit. Një marrëveshje e këtij lloji mua më zbulon liderin autokrat i cili nuk bën transparent.

Një parlament që i mbyll derën opozitës dhe i detyron të hynë nga dritarja. Merret një vendim nga kryeministri dhe ratifikimi nga parlamenti është një farsë e madhe.

Kjo na ço një rreziku që lidhet nga me trafiqet dhe skafistët që i kemi patur në jug deri para 10 vitesh. Si është e mundur që nga Shqipëria janë larguar rreth 1 milion banorë, tashmë është vendosur copëza e fundit e pazëllit për ripopullimin e Shqipërisë”,- tha Akil Pano./   S.M

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV