Stuhi të forta dhe rrebeshe në këto zona, parashikimi i motit për ditën e premte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për ditën e Premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira në shtim deri të dendura. Pas orëve të mesditës mot i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Duke filluar nga orët e pasdites përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë. Këto reshje do të jenë në formën e stuhive të forta dhe rrebesheve si dhe problematike për një periudhë të shkurtër kohore. Në majat e maleve në lindje të territorit reshje të dobta dëbore.

Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim jugperëndim – juglindje dhe shpejtësi mesatare 3-11 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë dhe lugina era intensive dhe shpejtësi 14-22 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 7 deri 10°C
në zonat e ulëta 10 deri 19°C
në zonat bregdetare 12 deri 18°C

Të fundit

Dy pleq që po tallen me botën

Nga Martin Leka Me shpresë se do të ndalej lufta në Ukraine, me shpresë se do të ndalej vrasja e...

Pse nuk sollën vota deputetët e PD-së që erdhën nga Lulzim Basha?

Nga Ylli Pata Tani me mbarimin e numërimit të votave të 11 majit është e qartë më shumë panorama elektorale në vend. Partia Socialiste mori...

Pse është Al-Aksa një pikë e nxehtë dhune në konfliktin izraelito-palestinez?

Xhamia e njohur e Al-Aksa shtrihet në zemrën e qytetit të vjetër të Jeruzalemit, mbi një kodër e cila njihet nga hebrenjtë si Har...

Brezi “çfarë më shikon”, në çfarë shoqërie po rritet?

Nga Namir Lapardhaja Përditë kronika e zezë në Shqipëri është e mbushur me lajme ku protagonistë janë adoleshentë dhe të mitur. Ngjarje tragjike që nisin...

12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës

Mëngjesin e sotëm, 16 gusht, “Kismet”, një nga jahtet më luksoze në botë, është parë në portin e Durrësit. Ky mjet mahnitës, i gjatë 122...

Lajme të tjera

Web TV