Shkoi të riparonte defektin, humb jetën elektriçisti në Elbasan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një elektriçist ka humbur jetën gjatë punës në fshatin Muçan të Elbasanit.

Elektirçisti 62-vjeçar i OSSHEE po riparonte një defekt në një kabinë elektrike, në fshatin Muçan, në momentin kur aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku edhe gjeti vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se defekti në fshatin Muçan kishte ndodhur për shkak të motit të keq. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes tragjike të elektriçistit 62-vjeçar.

“Rreth orës 12:45, shtetasi A. T., rreth 62 vjeç, banues në Elbasan, me profesion elektricist, dyshohet se aksidentalisht gjatë punës për riparimin e një defekti në një kabinë elektrike, në fshatin Muçan, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën”, njofton Policia.  /   S.M

Të fundit

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere...

“Po firmoste, doli për kafe dhe… u zhduk!”

Guillermo Ochoa është protagonisti i një prej historive më të çuditshme të merkatos në futboll. Portieri meksikan ishte vetëm një hap larg firmës me...

Deputetë më 11 maj, 3 zv.ministra lirohen nga detyra

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme ndryshime në përbërjen e disa institucioneve. Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se janë liruar nga detyra...

Kur vjen paqja në Ukrainë? Presidenti i Finlandës bën parashikim

Presidenti i Finlandës thotë se po bëhet përparim në garancitë e sigurisë për Ukrainën, por paralajmëroi se nuk ishte optimist për një marrëveshje paqeje...

Igli Tare ndryshoi totalisht Milanin, a e dini sa yje kanë mbetur nga vjet?

Massimiliano Allegri dhe Igli Tare kanë bërë shumë ndryshime te Milani. "Djalli" ka pësuar realisht një diferencë të dukshme, aq sa numerikisht tashmë ka ruajtur...

Lajme të tjera

Web TV