Financimet nga buxheti, rritja më e madhe për Vorën dhe Tiranën, ja bashkitë e varfra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka rritur financimet nga transferta e pakushtëzuar ndaj bashkive në vitin 2024, por për disa bashkia ku niveli i jetesës është mbi mesataren kombëtare ka më shumë rritje të financimeve se për bashkitë e varfra të vendit si Puka, Kukësi, Bulqiza, Shkodra etj.

Të dhënat zyrtare që shoqërojnë projektbuxhetin e vitit 2024 tregojnë se transferta e pakushtëzuar ndaj bashkive do të jetë mbi 35 miliardë lekë vitin që vjen më një rritje rreth 16 për qind në krahasim me buxhetin fillestar 2023.

Të dhënat krahasimore tregojnë se rritjen më të madhe të fondeve e ka bashkia e Vorës e cila do të ketë transferime nga buxheti i shtetit 20 për qind më shumë se në vitin aktual.

Më pas vjen Bashkia e Tiranës e cila do financohet nga buxheti i shtetit nga taksat e përgjithshme me 5,1 miliardë lekë me rritje vjetore 19.5 për qind.

Bashkia e Tiranës ka të ardhura dhe shpenzime për frymë mbi mesataren kombëtare dhe është bashkia me kapacitetet më të larta të buxhetimit me të ardhurat e veta.

Më tej rritje mbi mesataren e përgjithshme me fonde e kanë Bashkitë e Këlcyrës, Delvinës, Pustecit, Patosit, Peqinit, Dropullit, Roskovecit ku rritja vjetore është mbi 17 për qind.

Nga ana tjetër, bashkitë e Kolonjës, Gjirokastrës, Bulqizës, Durrësit, Sarandës, Kukësit, Skraparit, Pukës etj (shiko tabelën e mëposhtme) kanë rritje të fondeve me 14.5 për qind.

Ndarja e transfertës së pakushtëzuar të qeverisë ndaj bashkive tregon se ka rritje më të madhe ndaj bashkive që kanë shpenzime më të larta për frymë.

P.sh., bashkitë e Kukësit dhe Dibrës u renditen me shpenzimet mujore më të ulëta të familjeve në shkallë vendi në anketën e INSTAT për vitin 2022.

Lexo edhe :  Rritja e pensioneve, si do të shpërndahen mbi 205 miliardë lekë!

Përgjatë dekadës së fundit teksa ekonomia e vendit është rritur, ekonomia e Kukësit ka pësuar rënie. Logjikisht qarku më i varfër në vend që është përfshirë vitet e fundit nga një valë e madhe emigracioni drejt Britanisë së Madhe duhet të kishte një mbështetje më të madhe të vendit.

Gjatë vitit 2024, pushteti vendor do të përfitojë në total rreth 36.5 miliard lekë në formën e transfertave, nga të cilat rreth 24.3 miliardë lekë ose 66% është transfertë e pakushtëzuar e përgjithshme dhe 10.7 miliardë lekë ose 29% është në formën e transfertës së pakushtëzuar sektoriale për financimin e funksioneve të transferuara në nivel vendor dhe 1.5 miliardë lekë ose 5% në formën e transfertës sektoriale për rritjen e pagave.

Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2024, janë parashikuar në masën 71.1 miliardë lekë ose 3% e PBB-së. Buxheti vendor për vitin 2024 krahasuar me buxhetin vendor 2023, parashikohet me një rritje me rreth 6.7 miliard lekë.

Në këtë zë është përllogaritur transferta e pakushtëzuar e përgjithshme për njësitë e vetëqeverisjes vendore, financimi i funksioneve të reja, financimi i shtesës për të mbuluar një pjesë të efektit financiar të rritjes së pagave si dhe të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore.

MONITOR

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV