Pse gëzon i gjalli kur të dashurit ‘n’atë jetë’ i jepet drejtësi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Kjo që po ndodh me Aleks Nikën është e kundërta e asaj që ndodhi me Konstandinin dhe Doruntinën: Ndërsa Konstandini u ngrit nga varri për të marrë motrën e gjallë të martuar diku ‘male kaptuar’, familja e Aleks Nikës është e gjallë; ajo sjell Aleksin nga Bulevardi fatal, deri në Strasburgun e Europës së largët.

Lajmi që erdhi sot nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, u duk se solli vetë Aleksin e gjallë. Gjykatat e vendit nuk kishin guxuar kurrë të jepnin drejtësi. Gjykata e Europës i kërkon shtetit shqiptar që gjejë vrasësit e ‘djalit, burrit dhe babait’ që u vra nga qeveria duke protestuar për Drejtësi.

Aleks Nika mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”; bashkë me 3 të tjerë u shënuan 4 dëshmorë që ‘askush nuk i deshi, përveç familjeve të mbetura gjallë’.

Në radhë të parë morën mbi vete urrejtjen post- vdekje nga nënkryeministri i kohës, Ilir Meta.

Nënkryeministri ishte kapur duke vjedhur para të gjithëve 700 mijë euro nga fondi publik dhe me një bllok ‘të zi’ ku shënoheshin shumat e ardhshme dhe armiqtë që do të eliminoheshin. Meta i kapërceu ‘shtatë malet’ dhe u bë president i Republikës, por Aleksi dhe 3 të tjerët nuk mundën të lëvizin më nga aty ku ranë.

Së dyti, Aleksi mori mallkimin e gjykatësve dhe të gjykatave:

Ata që u paguan për të mos dhënë drejtësi ata u lutën për ‘humbjen’ e Aleksit.  Të tjerët, të pazotë për të mallkuar autorin e vjedhjes, mallkuan fatin pse nuk ishin ata që të përzgjidheshin si ‘të afërm të fajtorit’.  Të gjithë gjykatësit e kanë mallkuar. Aleks Nika u kthye në ‘hije të Bankos pas Makbethit’: O unë mbi varr e ju të shkoni!, o nuk ka rrugë tjetër.

Mallkimin më të egër kundër të vrarëve e lëshoi kryeministri i 21 Janarit, Sali Berisha. Edhe sikur njëmijë herë t’i jepet rasti, do të bënte të njëjtën gjë që bëri në 21 Janar, deklaroi shpejt. Berisha fshehu provat e krimit të vrasjes nga qeveria, sulmoi prokurorin dhe policinë, çmontoi serverët dhe regjistrimet me vrasjen… Nga zyra e tij kishte vendosur katër armë snajper, gishtin e vet në shtjekëz; ‘njërin prej tyre në kokën e kryetarit të opozitës PS’.

Lexo edhe :  Artan Lame, një shpirt që nuk bënte pa të vërtetën

E Drejta u varros në të tilla zgavra, saqë kurrë nuk do të shfaqej ‘Konstandini’. “Ç’është ky dhè që ke mbi shpatulla, vëlla?’, e pyeti motra Doruntina. “Pluhur i rrugës, motër!’, tha dhe kalëroi për të mbajtur besën para nënës. Tani drejtësia për Aleks Nikën ka marrë peshën e Besës.

Pse, vallë, vdekja e Aleksit u jep shpresë të gjallëve kur fiton Drejtësia?

Drejtësia edhe pas vdekjes ka fuqinë që të na kthejë drejt të shkuarës ku janë fshehur krimet. Vendi ynë kishte fatin e keq që ia falsifikuan Demokracinë dhe të Drejtën, në vend të saj i ofruan korrupsion e vrasje. Madje lëshuan fjalë se ‘Drejtësia nuk shikon nga krimet pas’. Në këtë rrugë nuk do të ishin zbuluar as Berisha, as Meta…

Drejtësia pas vdekjes i jep viktimës dinjitetin e merituar. Shikoni sot portretin e familjarëve të Aleksit?! Reflektohet më shumë hapësirë dhe shpresë. Qeveria që e vrau, e quajti Aleksin herë ‘protestues i paligjshëm’, herë ‘shkelës i perimetrit të godinës’, herë ‘i vrarë me stilolapsin e shokut’. Ndërsa tani, veç disa orë pas Drejtësisë së Strasburgut, Aleksi ngrihet më lart se vetë shteti që e vrau.

A do të dënohen fajtorët?

Nëse nuk do të dënoheshin, shoqëria nuk kishte më ku të dilte. Dënimi i autorëve i jep rrugë paqes mes nesh, të gjithëve- mes nesh.

Me Aleksin mund të nisë ripajtimi ynë.

 

 

 

Të fundit

Shpërthimi në rrethimin e burgut të Fushë-Krujës, pista ku janë përqendruar hetimet

Policia e shtetit ne bashkëpunim me Drejtorinë e Burgjeve dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve kanë nisur...

Ngërçi politik në Kosovë, mbahet sot seanca e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Për të 23-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

Elon Musk largohet nga administrata Trump, ja arsyeja

Miliarderi dhe CEO i Tesla-s, Elon Musk, po largohet nga administrata Trump pasi drejtoi një fushatë të ashpër për përmirësimin e efikasitetit, gjatë së...

Erjon Zaloshnja: Eni Çobani s`më la të mbaroja juridikun, më dogji diplomën

I ftuar në podkastin “Klo’s Friends”, me gazetaren Klotilda Harka, Erjon Zaloshnja befasoi me pohimin se Eni Çobani i ka djegur diplomën. Ai tregoi...

Kryeministri Rama vizitë në Gjermani, zbardhet agjenda

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet për një vizitë pune në Aachen të Gjermanisë. Shefi i ekzekutivit do të marrë pjesë në punimet e ...

Lajme të tjera

Web TV