Alarm i kuq/ Brazili përfshihet nga valë të pazakonta të të nxehtit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alarmet e kuqe janë lëshuar për gati 3.000 qyteza e qytete në Brazil, i cili është duke u përballur me valë të pashembullt të nxehtësisë. Rekordet janë thyer në disa zona, përfshirë qytetin Rio de Zhaneiro – ku është krijuar ndjesia se temperatura ka qenë 52.5 gradë Celsius. Më shumë se 100 milionë njerëz janë prekur nga i nxehti, i cili pritet të zgjasë deri të premten. Zyrtarët brazilianë kanë thënë se fenomeni El Nino dhe ndryshimet klimatike qëndrojnë mbrapa një moti të tillë.

Qyteti i Sao Paulos e ka regjistruar një mesatare prej 37.3 gradësh Celsius në mesditën e së martës, ka raportuar Instituti Kombëtar i Meteorologjisë. “Jam i dërmuar, është e vështirë”, ka thënë Riquelme da Silva, 22-vjeçar, për agjencinë e lajmeve AFP. “Kur shkoj në shtëpi, bëj dush me ujë të ftohtë, përndryshe nuk mund të zgjohem, sepse jam shumë i lodhur. Është e vështirë edhe të flesh”.

Dora, 60-vjeçare, shitëse në rrugë, e ka përshkruar të nxehtë si të “padurueshëm” për ata që punojnë në ambiente të jashtme. Ky mot i nxehtë është regjistruar në Brazil, më shumë se një muaj para nisjes së verës në hemisferën jugore.

Sipas shkencëtarëve, valët e të nxehtit po bëhen më të gjata dhe më intensive në shumë vende, dhe kjo situatë pritet të vazhdojë, përveç nëse merren masa për ta luftuar emetimin e gazrave serrë. Ndërkohë, bota tani është duke u përballur me fenomenin El Nino, përgjatë së cilit rriten temperaturat globale, për shkak të ngrohjes së konsiderueshme të ujit në oqeane./e.t

Të fundit

Asani dhe Berisha të bindur: Marrim 3 pikë ndaj Letonisë

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në Malaga, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren...

Gjendet i pajetë në brigjet spanjolle Miklovan Danaj

I raportuar i zhdukur nga familjarët që prej muajit maj, shkodrani Miklovan Danaj është gjetur i vdekur në bregdetin e Marbellës në Spanjë. Ka qenë...

Zhegrova kalon testet mjekësore te Juventusi, paga e tij 52 mijë euro në javë

Edon Zhegrova është futbollisti më i ri i Juventusit. Paraditen e sotme, sulmuesi kaloi testet mjekësore në Torino. Paga e tij do të jetë...

“Futbolli i Arsenalit është i shëmtuar, më vjen keq”

Legjenda Peter Schmeichel ka kritikuar lojën e Arsenalit, referuar ndeshjes me Liverpool (The Reds fituan 1-0 me gol fantastik nga Szboloszlai). “Me thënë të drejtën,...

Franca urdhëron spitalet të jenë gati për luftë

Spitaleve franceze u është kërkuar të bëjnë përgatitje për një luftë të mundshme në Evropë, ndërkohë që Gjermania ka bërë të ditur se është...

Lajme të tjera

Web TV