Hekurudha Durrës-Prishtinë/ Shpallet fituesi që do hartojë projekt-idenë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërtimi i hekurudhës që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën nuk është më thjesht një propozim, por një nismë që brenda pak vitesh do të behet realitet.

Qeveria shqiptare, përmes Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare ka përzgjedhur edhe bashkimin e kompanive fituese të tenderit për kryerjen e studimit të fizibilitetit dhe projekt-idesë për këtë linjë hekurudhore.

Behet fjale per “ILF Consulting Engineers Austria GmbH” – ABKONS SH.P.K. të cilat kanë ofruar 168.9 milionë Lekë për të realizuar këtë projekt nga 200 milionë Lekë që ishte fondi limit i vendosur në dispozicion nga qeveria në buxhet për këtë qëllim. Kompanitë do të kenë afat 14 muaj për të bërë studimin e fizibilitetit dhe për të ndërtuar projekt-idenë e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Ekzistojnë dy alternativa për studimin e fizibilitetit të hartuar nga Hekurudha Shqiptare. E para parashikon në total një gjatësi prej 137 km. Nis nga stacioni i Mjedës në Shkodër deri në kufirin me Kosovën është rreth 107 km. Linja e re  linja kalon në dy tunele të njëpasnjëshëm për shkak të terrenit të vështirë deri në zonën e Repsit, pranë autostradës Rrëshen-Kalimash.

Kjo linjë parashikon ndërtimin e një tuneli në zonën e Bisakut dhe të një ure në mbi liqenin e hidrocentalit të Fierëz për të arritur në Morinë. Ndërsa nga pjesa e Kosovës, linja hekurudhore parashikon të shkojë në Gjakovë. Linja Kramovik-Qafë Morinë e gjatë 30 km. Ky është projekti më i kushtueshëm nga ana financiare.

Opsioni i dytë është 125 km, kalimi i hekurudhës parashikohet Milot – Kufiri në Vërmicë – Landovicë”. Pjesa shqiptare së bashku me pjesën Milot – Rrëshen mbulon një gjatësi prej rreth 108 km.  Ndërsa nga Kosova linja Klinë – Prizren deri në kufirin në Vermicë llogaritet në rreth 17 km.

Lexo edhe :  “Te PD morali, më i ulët se në 2021! Kanë nisur largimet dhe konvertimet në PS”

Ndërsa firmës fituese i është dhe si opsion të ndërtojë një alternativë të sajën mbi këtë projekt hekurudhor. Kostoja e ndërtimit të linjës hekurudhore Durrës – Prishtinë parashikohet të kapë një vlerë prej 700 milionë Euro dhe do të financohet nga buxhetet e dy shteteve Shqipëri-Kosovë. /O.S

 

Të fundit

Skandal mjedisor në Vjosë/ Nafta ndot lumin e egër të Evropës, institucionet heshtin

Një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, Vjosa, i shpallur vitin e kaluar Park Kombëtar, po përballet...

E diela i jep fund krizës në Kosovë? Partitë politike marrin vendimin

Partitë politike në Kosovë janë dakorduar që të mos hyjnë në procedura votimi në seancën e sotme dhe ta ndërpresin atë menjëherë pas aktgjykimit...

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve për 4 qarqe, Celibashi shpërndan mandatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin për zgjedhjet e 11 majit në katër qarqe të tjera të vendit. KQZ ka shpërndarë mandatet për deputetët...

2013 – NASA nis spektrografin IRIS: një dritare e re drejt mistereve të Diellit

Më 27 qershor 2013, NASA hodhi në hapësirë misionin IRIS (Interface Region Imaging Spectrograph), një instrument i avancuar i krijuar për të vëzhguar rajonet...

Dhurata e veçantë, Lamine Jamal do të marrë fanellën legjendare të Barcelonës

Lamine Yamal gjithmonë ka treguar respekt për mikun e tij të ngushtë, Ansu Fati. Ai kurrë nuk është përpjekur të tërheqë vëmendjen ose të...

Lajme të tjera

Web TV