Familjarët e shqiptares që humbi jetën në punë kërkojnë drejtësi/E morëm vesh nga lajmet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tradita dikton që familja të mblidhet së bashku në ditë zie dhe lamtumire, duke sjellë ushqim dhe duke gjetur mbështetje te të tjerët. Të afërmit mbërrijnë pjesë-pjesë nga Marche, nga Friuli, nga Lombardia. Ata nxitojnë në rrugët e ngushta të Miane (Treviso), duke mbajtur çanta plot me ushqime pas pazarit dhe hyjnë në shtëpinë e prindërve të Anila Grishajt, e cila vdiq pasi u shtyp nga një makineri, në kompaninë Bacon, që dyshohet se u ndez gabimisht nga kolegu i saj. Të afërmit përqafojnë nënën, babanë, të cilët janë ende të tronditur. Të dëshpëruar, sepse humbja e një vajze kaq të re dhe kaq të dashur nuk gjen shpjegim.

Mbrëmjen e së martës mamaja e Anilës kishte përgatitur darkën. Kishte peshk në furrë, ajo po përgatiste tryezën për të mbledhur të gjithë familjen, si gjithmonë. Ata thjesht prisnin Anilën. Por ajo nuk erdhi në shtëpi. Ajo kishte vdekur, askush nuk i kishte lajmëruar për atë tragjedi.

“Ne ishim të fundit që e morëm vesh, është turp, duhet të ishim të parët”, shton motra e madhe, me një dhumbje dhe e zemëruar. Për dy orë nuk na thanë asgjë, e morëm vesh nga faqet e internetit”.

Ja përse jashtë «Bocon» në Pieve di Soligo (kompani që merret me shitjen e ushqimeve të ngrira), mbrëmjen e së martës u bë bujë e madhe, teksa policia po kryente kontrolle në vendin e aksidentit. Miqtë dhe familja u mblodh atje, për të kuptuar çfarë po ndodh, për të parë Anilën.

“Duam drejtësi, duhet të na japin shpjegime”, thotë një kushëri, përpara se të kalojë nga dera dhe të bashkohet me të tjerët.

Aksidenti në punë

Ka një të dyshuar për vdekjen e shqiptares Anila Grishaj në ambientet e “Bocon”. Ai është një koleg i saj. E reja ishte një menaxhere e linjës, një punëtore e vëmendshme dhe një shefe e kujdesshme. Ai po monitoronte funksionimin e një makinerie që mbërriti në kompani pesë muaj më parë, një krah mekanik që mbështjell produktet e gatshme për transport. Pasi të mbaronte monitorimi, ajo do ishte afruar për një kontroll. Në atë moment një punëtor tjetër, duke mos parë askënd, ndezi makinën. Anilës i ngeci koka, duke i shtypur rruazat e qafës.

Lexo edhe :  Lajm i trishtë/ Ndërron jetë edhe ish-futbollisti i njohur i Skënderbeut

Rikonstruksioni i hetimeve e shtyu prokuroren e detyrës Françeska Torri të hapë një hetim për vrasje nga pakujdesia. Por duhen ende hetime të mëtejshme: kamerat brenda kompanisë do të kontrollohen dhe makineria është sekuestruar. Do të jetë thelbësore të kuptojmë nëse procedurat e sigurisë në lidhje me përdorimin e makinerisë janë kryer në mënyrë korrekte, nëse lejohet prania e punëtorëve të tjerë pranë përpara se të ndizeshin motorët, nëse parashikohet një bllokim automatik i makinerisë gjatë mirëmbajtjes.

“Shefja më e mirë”

Të mërkurën (15 nëntor) kolegët e Anila Grishajt ishin në shtëpi.

“Nuk fjeta mbrëmë, të gjithë shpërthyen në lot, sepse puna me të ishte mirë, shefja më e mirë që mund të kishim” tha një koleg. Punën e kemi nisur së bashku pesë vjet më parë. Ne i kemi thënë gjithmonë se duhet t’i shtrojmë një tapet të kuq kur të hynte. Ajo buzëqeshte gjithmonë, edhe kur gjërat nuk shkonin mirë”. Ai vazhdon, “ne të gjithë e kemi përdorur atë makinë në këto pesë muaj.” Dhe tani, të gjithë e shikojnë me tmerr dhe frikë. Punonjësit pyesin se çfarë ndodhi, nëse mund të ndodhë përsëri”

“Ata thanë se ishte një nga makinat më të sigurta”

Anila ishte fejuar me një djalë nga Susegana. Ata kishin planifikuar jetën së bashku, por ajo ëndërr u ndërpre.

“Thanë se ishte një nga makinat më të sigurta, kushtonte miliona euro”, thotë sugjeron një kushëri i vajzës. Ata duhet të na tregojnë pse ajo vdiq duke bërë punën e saj. Aty ndihej mirë, kishte një rol të mirë. Ne duam që drejtësia të vendoset”.

Kur ndoqi shkollën fillore, Anila kishte mësuese për një vit Angela Colmellere, ish-kryetare e bashkisë së Miane: «Komuniteti ynë është tronditur. Anilën e mbaj mend si një vajzë të zgjuar, të qeshur, familjen e saj shumë të integruar, punëtore. Jemi të gjithë pa fjalë”./Corriere Della SeraSilvia Madiotto dhe Denis Barea.

Të fundit

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar...

“Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi”

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e...

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë...

Publikohet kalendari i La Ligas, El Clasico e parë luhet në Madrid (data)

Liga Spanjolle e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e La Ligas për sezonin e ri 2025-2026. Sipas shortit të hedhur këtë të martë, gara për...

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur...

Lajme të tjera

Web TV