Paralajmëron ish-zyrtari i lartë amerikan/ Serbia kërcënim serioz për Kosovën dhe Bosnjën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara në administratat e Bill Clinton dhe Barack Obama, Charles Kupchan, ka deklaruar se nacionalizmi serb paraqet rrezik serioz për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Situata politike mbetet veçanërisht e brishtë në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku presidenti i entitetit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, po kërkon shkëputjen nga Bosnja në mënyrë që të bashkohet me Serbinë.

Këto zhvillime politike në Bosnjë e Hercegovinë po i sheh si dramatike, profesori nga Georgetoën Univeristy, Charles Kupchan.

Sipas tij, nuk është vetëm Bosnja që po rrezikohet nga nacionalizmi serb, por edhe Kosova.

“Pa dyshim që nacionalizmi serb ka qenë dhe vazhdon të jetë një kërcënim për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pikërisht nacionalizmi serb në krye me Slobodan Millosheviqin i vuri flakën rajonit të Ballkanit gjatë viteve të 90-ta. Edhe tani e kemi një situatë të rrezikshme ne rajon, ku presidenti i entitetit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, po luan rrezikshëm me karta nacionaliste. Ai konsideron se Republika Serbe duhet të jetë e pavarur në të ardhmen dhe se ai duhet të jetë presidenti i saj. Por dua ta them edhe një gjë, nacionalizmi serb nuk përbën shqetësim të madh vetëm për Bosnjën por edhe për Kosovën”, ka thënë ai për tëvë1.

“Rusia është e interesuar që në rajonin e Ballkanit të mos ketë qetësi dhe prandaj e shtynë përpara nacionalizmin serb. Ka dëshmi të qarta kur Rusia tentoi ta pengonte anëtarësimin e Malit të Zi në strukturat e NATO-s. Moska është në kërkim të hapësirave për ta destabilizuar rajonin e Ballkanit sërish, prandaj është shumë e rëndësishme që Kosova ta mbyll njëherë e përgjithmonë kapitullin me Serbinë. Kësaj të fundit po i afrohen ditët kur do të duhet të zgjedh se në cilën rrugë do të vazhdojë, me Rusinë e Kinën apo me Perëndimin. Vuçiqit po i ngushtohen rrugët dhe do ta ketë të pamundur të vazhdojë të luajë me disa karta”, thotë ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Lexo edhe :  Mitsotakis forcon masat kundër hyrjeve të paligjshme

Presidenti i Republikës Srspka, Mirolad Dodik, është në listën e personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për korrupsion dhe shkelje të legjitimitetit dhe funksionalitetit të shtetit të Bosnje e Hercegovinës. Në listën e sanksioneve amerikanë është futur edhe ish-Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë, Aleksandar Vulin.

Vulin dhe Dodik kanë thënë hapur se synojnë ta krijojnë të ashtuquajturën “bota serbe” ku do t’i bashkojnë serbët kudo që jetojnë ata./e.t

Të fundit

Kontroll në Burgun e Durrësit, gjenden 10 celularë që përdoreshin nga të izoluarit

Një kontroll i befasishëm është ushtruar orët e fundit në Burgun e Durrësit, në qelitë të të izoluarve. Paraprakisht informohet...

Palët nuk ndryshojnë qendrim/ Dështon dhe përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të enjten – për herë të 23-të radhazi – ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë...

Kryemadhi për humbjen e Metës: Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha për gazetarët para se të hynte në Kuvend se “karrigia e parlamentit nuk është as e Monikës dhe...

Kot lodheni

Nga Artur Ajazi Humbja e Partisë Demokratike në 11 Maj, ka nxjerrë sërish në diskutim “largimin“ e Sali Berishës. Mblidhen analistë, politikanë, fitues dhe humbës,...

Parlamenti mbylli punimet pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias!

Kreu i PD, Sali Berisha foli për mediat pas mbylljes s seancës së sotme parlamentare pas rreth 15 minutash. Ai e cilësoi parlamentin si një...

Lajme të tjera

Web TV